Brenda vitit 2023, Shqipëria pritet të ketë funksional parkun më të madh fotovoltaik në Ballkan, atë të Karavastasë. Ndërtimi i parkut diellor nisi këtë të premte, ndërsa investimi do të kushtojë në total 100 milionë euro, dhe do të ketë kapacitet prodhues 140 megavat orë.
Kryeministri Edi Rama tha se ky projekt i hap rrugën kthimit të Shqipërisë në vend eksportues të energjisë. Ndërtimi i parkut do të realizohet në bashkëpunim me liderin botëror në sektorin elektroenergjetik, kompaninë franceze Voltalia, nga i cili pritet të furnizohen 220 mijë familje, si dhe do të hapen me dhjetëra vende pune.
Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjisë Belinda Balluku. Parku do të jetë në funksionim në mesin e vitit 2023, bëri me dije Balluku, ndërsa përmes saj, Shqipëria do të marrë për 15 vite 70 megavat orë me çmim 24.89 euro. Investimi bëhet me 100 milionë euro dhe bëhet për t'i dhënë një frymëmarrje sistemit energjetik.
"Është parku më i madh fotovoltaik në Ballkan me 140 megavat orë. Kjo ditë merr rëndësi më të madhe. Energjia që ne prodhojmë mbulon vetëm 70% të nevojave që ka vendi për konsum. Parashikimet për rritjet për çmimin e energjisë së importuar, janë hedhur poshtë pasi pritej që një megavat të ishte 250-260 euro, por ka arritur në 340 euro. Voltalia është një nga kompanitë e prodhimit energjetik, që ka zgjedhur Shqipërinë për të investuar.
Energjia e prodhuar prej këtij parku do të jetë 24.89 euro për megavat orë. Në mesin e vitit 2023 kur parku do të jetë në funksionim ne do të marrim për 15 vite 70 megavat orë me çmim 24.89 euro. Këtu po nis investimi prej 100 milionë eurosh për ti dhënë një frymëmarrje sistemit energjetik", tha Balluku.
Ndër të tjera kryeministri Edi Rama nuk kurseu falenderimet për ministren Balluku dhe theksoi se çmimi i ofruar nga Voltalia është përtej do force të imagjinatës. Rama shtoi se projekti u kërcënua nga ndryshimi marramendës i konjukturës, por nuk u pengua. Rama kujton sërish se Shqipëria nuk e ka prekur cmimin e energjisë që është problem në të gjithë botën.
"Edhe pse ka bërë thjesht detyrën, Belinda meriton vlerësim të posacëm pasi procesi ka qenë realisht sfidues por edhe histori e bukur suksesi duke nisur nga cmimi. Një cmim i paimagjinueshëm në atë moment për leverdisshmërinë e Shqipërisë, më pak se 25 euro ofruar nga Voltalia, por një cmim që bëhet përtej çdo force të imagjinatës sot kur situata dhe konjukturat kanë ndryshuar dhe këtu me shumë respekt, unë dua ti kthehem kompanisë dhe lidershipit që e çmojmë korrektesën, seriozitetin dhe gatishmërinë për të vazhduar edhe pse në një situatë kaq sfiduese kur vetë projekti u kërcënua nga ndryshimi marramendës i konjukturës.
Për këtë, dua të them që duke pasur parasysh faktin që ndërkohë që cmimi i energjisë për Europën dhe botën në tërësi bëhet gjithnjë e më problem, ndërkohë kur projeksionet e rritjes së cmimit bëhen më të frikshme, Shqipëria mbetet i njëjti vend që nuk e ka prekur dhe do të vijojë të mos e prekë cmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël. Kjo bën që norma e inflacionit që është sot problemi kryesor i qeverive, të jetë më e ulëta në rajon. Me gjithë mirëkuptimin për të gjithë pjesën tjetër që është e pashmangshme dhe për të lehtësuar këdo qoftë që ka nevojë për mbështetje. Kush nuk ka nevojë për mbështetje në këtë fazë kaq delikate për ekonominë e të gjithë botës", tha Rama.
Nuk kurseu komentin për Erion Braçen, për të cilin tha se merr fund tensioni me realizimin e kësaj vepre dhe e falenderoi për ndihmën që ka dhënë ndërsa theksoi se do të investojnë për të ndërtuar park fotovoltaik edhe në zonën e Spitallës. Parku Fotovoltaik i Karavastasë, do të ndërtohet nga kompania franceze Voltalia, nga i cili pritet të furnizohen 220 mijë familje, si dhe do të hapen me dhjetëra vende pune.
Kryeministri Edi Rama tha se po presin testet për sasinë e gazit dhe naftës në zonën e Shpiragut, do të jetë frymëmarrje për Shqipërinë.
"Mbrëmë firmosëm një marrëveshje me ENAGAS-in e Spanjës dhe presim finalizimin e testeve për sasinë e gazit dhe naftës së zbuluar në zonën e Shpiragut që nëse të gjitha do të shkojnë deri në fund, do të jetë një frymëmarrje, një bekim dhe dalja në një nivel tjetër e Shqipërisë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka thënë se me nisjen e punës për parkut fotovoltaik të Karavastasë, merr fund tensioni i Erion Braçes, të cilin e vlerëson për ndhmën që ka dhënë. Ndërkohë do të vijojnë investimet për një tjetër park në zonën e Spitallës.
"Pas një pune të gjatë parapërgatitore për të hyrë në fazën përfundimtare që është e ndërtimit të parkut më të madh me energji diellore në rajonin e Ballkanit dhe më vjen shumë mirë që për rastësi, dje kam qenë së bashku me presidentin e Francës në Madrid dhe kemi folur për angazhimin e Voltalias në Shqipëri, edhe për vijimin e investimeve me parkun tjetër në zonën e Spitallës, i cili është në fazën përgatitore. Më vjen mirë që këtu mbaron gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre dhe hyjmë në fazën e marrjes frymë të lehtësuar. Erioni meriton të gjithë respektin dhe falenderimet për këmbënguljen dhe për ndihmën që ka dhënë me autoritetet vendore për ta lehtësuar këtë proces", tha Rama.
Shqiperia ka vendin me te mire per te tilla investime , shpresojme qe keto parqe te shtohen dhe te behen akoma me shume parqe te tilla
Përgjigjudo ndikoje shume pozitivisht ne cmimin e energjisse edhe pse ju nuk e keni rritur shpresoj qe ta ulni
PërgjigjuINVESTONI NE ENERGJINE TE PRODHUAR NGA ERA,,,SEPSE AJO NUK TE ZE TOKAT PER TE MBJELLE.....
Përgjigjushyqyr do kemi prodhim energjie e nga kjo nuk lind nevoja per rritje cmimi te energjise por per ulje do thoja , respekt
Përgjigjuprojekt shume i nevojshem ky pasi vendi yne do kete mundesine te prodhoje vete energjine elektike dhe do i sjelle lehtesime te medha qytetareve
PërgjigjuKeshtu investimesh do na nxjerrin te paren ne rajon e do i japin zhvillim vendit , do ja dalim te jemi nr 1
Përgjigjume thene te drejten tani qe jemi ne kohe krize investimet ne energjitke jane shume te nevojshme
PërgjigjuErjon Brace ,eshte parlamentari qe punon per popullin,kurse K.M punon per te fituar mediamente e vet.
PërgjigjuAq keq ka shkuar puna qe patronazhisti i cdo komenti qesharak per Udheheqesin legjendar, tani perton te nderroje dhe emrat ne komente, u ndryshon vetem nga 1 germe: Arli, Ani, Tani, Andi … Duhet pak me shume kreativitet shoke patronazhiste, mgjth vapa ben te sajen.
Përgjigju????????????patronazhistet i paguan ne te zez Rama?
Aq boz jan ber sa ste vjen te hapesh komentet2 se te vjen per te vjell.
Rama nuk mund te toleroje me kete propagande komentesh nga njerezit e ngarkuar enkas nga stafi i tij. Kur ta kuptoje se sa po demtohet nga kjo, do jete vone. Lerini njerezit te komentojne vete, boll se u be qesharake. As Berisha ne kohen e tij nuk e beri kete veprim idiokracie
Nje gje te tille e kam vene re shume here. Nejse me shume i bejne dem se nder.
Kemi kenaqesin qe udhehiqemi nga ju i jepni shtetit siguri dhw qytetareve qe dini si ti menaxhoni problemet
PërgjigjuNje nga gjerat me te mira qe qeveria ka ber per kete kohw te veshtire
Përgjigjunje super investim efikas pasi dhe cmimi i energjis eshte ne ngritje dhe ky lloj investimi duhet te marrin energji nga natyra ka shaktuar dem ndaj saj rshte super ide
PërgjigjuInvestimet ne kete sektor jan vertet fitim prurese duke pare dhe situaten qe vendi eshte sa me shume panele djellore te kemi aq me shume energji do te prodhojm
PërgjigjuSa me shume te investojm ne kete fush aq me shume fitime do te kemi
Përgjigju