Restaurimi i Muzeut Arkeologjik Korçë

Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës, restaurim total i godinës, pa prishur vlerat historike

19 Nëntor, 15:53| Përditesimi: 19 Nëntor, 16:04

  • Share

Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës, projekt i parashikuar nga qeveria shqiptare dhe ministria e linjës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, me një postim në rrjetin social Facebook, ditën e sotme.

Në kuadër të restaurimit të Muzeut Arkeologjik të Korçës janë parashikuar të kryhen ndërhyrje të ndryshme.

Më kryesoret mbeten ndërhyrjet në themelet e strukturës dhe në muraturë, për shkak të amortizimit, me qëllim përforimin e saj. Gjithashtu restaurimi i plotë i çatisë. Restaurim i muraturës sipas strukturës arkitekturore dhe pjesës së ndërkateve.

E gjitha kjo pa harruar edhe rikonstruksionin apo restaurimin e strukturës së drurit, që mbetet ndër më të rëndësishmet për afektet e saj historike dhe muzeale, që karakterizon edhe godinën.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?