Kryetaret e bashkive në takimin me ministren

Nis punën Task Forca, gjoba për bizneset që nuk vënë impiant përpunimi të ujrave të ndotura

6 Shkurt, 17:05| Përditesimi: 6 Shkurt, 17:14

  • Share

Task Forca kundër ndotjes së ujërave, e cila nisi punën prej janarit të këtij viti, i lë edhe 60 ditë kohë bizneseve që operojnë në turizmin bregdetar, të vendosin impiantet e përpunimit të ujërave të ndotur, përpara se të kalohet te gjoba.

Task Forca nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve ka qëllimin disiplinimin e shkarkimit të ujërave të ndotura dhe do të jetë aktive deri në dhjetor 2024.

Në një takim me kryetarët e bashkive bregdetare dhe operatorëve turistikë në Durrës u njoftuan kontrolle të rrepta në të gjithë territorin

Sfida jonë nuk është nëse do të ketë më shumë turistë, sfida është si do t’i përgjigjemi këtij fluksi. Na duhet t’i përgjigjemi me masa të posaçme siç është akti normativ që kemi miratuar dhe zbatimin e të cilit po e nisim. Nuk mund t’i përgjigjemi më kësaj vëmendje kaq të madhe të tregut turistik ndërkombëtar me të njëjtën cilësi investimesh apo masa të marra para pesë viteve. Sfida jonë është jo vetëm t’i mirëpresim në hotele të mira, në restorante të mira e aktivitete, por me cilësinë e pastërtisë. Çdo njësi biznesi turistik duhet të ketë impiantin e vet dhe të marrë përgjegjësinë e trajtimit të ujërave të ndotura ”, u shpreh Kumbaro.

Në vijim të masave për një turizëm më të sigurt dhe të pastër, ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro tha se 8 bashki bregdetare do të mbështeten me një operator shtesë pastrimi nga ana e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit duke kërkuar gjithashtu bashkëpunimin e bashkive për menaxhimin e mbetjeve nga hotelet duke mos lejuar përdorimin e koshave familjarë prej tyre, një praktikë e nisur prej dy vitesh. 

Sot është dita e parë e periudhës 90-ditore të zbatimit të aktit normative që u jep bizneseve të cilat preken kohën për të reaguar dhe vendosur impiantet e përpunimit të ujërave të ndotur. Pas 90 ditësh, Task Forcës e  cila do të drejtohet nga AKUK, i lind e drejta për të lënë edhe 60 ditë kohë para se të vendosë masën e parë administrative. 

Kjo Task Forcë nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim monitorimin, inspektimin dhe marrjen e masave administrative të nevojshme për disiplinimin e shkarkimit të ujërave të ndotura vjen pas miratimit në fund të dhjetorit 2023 të Aktit Normativ “Për marrjen e masave urgjente për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës së ujrave të ndotur që derdhen në ujëra larës”.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?