Bashkia: Rinis punën inceneratori i Elbasanit pasi ishte në remont, trajton 120 tonë mbetje urbane të 7 bashkive të qarkut

7 Prill 2023, 20:39| Përditesimi: 7 Prill 2023, 21:00

  • Share

ELBASAN- Impianti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane në Elbasan është në funksion të plotë! Bashkia e Elbasanit ka bërë publike lajmin, teksa iu ka kthyer përgjigje të gjitha akuzave të ardhura nga opozita, duke thënë se ky incenerator ka qenë mbyllur për shkak të një remonti që po i bëhej, e ndërsa tashmë me vënien në punë çdo ditë trajtohen rreth 120 tonë mbetje urbane të 7 bashkive të qarkut.

Pas remontit, kryetari i Bashkisë, Gledjan Llatja ka sqaruar se në këtë impiant ka nisur puna e cila konsiston në selektimin dhe më pas djegien e mbetjeve, proces nga i cili prodhohet energji.

 “Impianti i trajtimit të mbetjeve urbane në Elbasan rikthehet në punë me kapacitet të plotë. Kompania shtetërore "ECO-ELB" Sh.a. me aksionerë shtatë bashkitë e qarkut përmbylli me sukses ndërhyrjen e remontit dhe tashmë po kryhet normalisht procesi i selektimit dhe djegies së mbetjeve për të gjitha bashkitë.

Teksa ne punonim për të përmbyllur remontin e impiantit, na u desh të dëgjonim lloj-lloj akuzash. Hodhën vrer e helm në publik. Thelbi i akuzuesve ishte pretendimi i tyre se incenerator në Elbasan nuk ka. Vetëm pak ditë më parë, një mëkëmbës i ricikluar i "foltores", tashmë kandidat nën vulën e partisë së Ilir Metës, hodhi baltën e radhës ndaj Bashkisë së Elbasanit duke bërë kasandrën e duke njoftuar se Elbasani do të mbytej nga plehrat se nuk ka incenerator. Në fakt, ja ku është impianti. Mund ta shikoni në të gjitha proceset e tij. Qytetarët dinë ta dallojnë gënjeshtrën nga realiteti. Kjo është përgjigja më e mirë! Teksa ata kanë vetëm llafet, ne punojmë! Jam krenar që falë punës që po bëjmë, kemi sot një qytet shumë herë më të pastër. Sigurisht, i tillë do të jetë edhe në 4 vitet e ardhshme", Gledian Llatja.

Opozita ka hedhur akuza duke thënë se inceneratori i Elbasanit nuk është vënë në punë, mirëpo mazhoranca e ka bërë me dije se ai ka qenë në remont. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Italja si moter: 08/04/2023 12:44

    Ne shqiptaret jemi rrace e poshter ,ne vend qe te ngrihemi dhe tu tregojme vendin persnave qe shiten dhe dogjen shqiperine shajme njeriun qe e ndryshoi shqiperine.kjo tregon qe jemi njerez pa karakter ,pa bese dhe qylaxhinj .turp per komentet ,ne radhe te pare kerkoini llogari sales qe e shkateroi ushtrine pastaj kerkoni te blihen avjone .plerat duhet ti seleksionoj cdo familje , a kerkoni te shkojme ne europe ?

    Përgjigju
  • Spartak: 08/04/2023 09:45

    Me leket e incerneratorve do ishin mblere 40 tanke dhe 20 avione luftarake

    Përgjigju
    • gjergji: 09/04/2023 10:49

      Spartak o luftarak e horave te tjere injorant e llafazan:Elementi baze i nje shteti prosupozohet se eshte trajtimi plehrave e mbeturinave te ndryshme.Ne asnje manual nderkombetar ndertimi apo rindertimi i nje qyteti apo qofte fabrike nuk mungon trajtimi i mbeturinave qe ato te mos demtojne apo infektojne ambjentin pa te cilin nuk mund te ndertohet,konstruktohet apo te ndertohet nje fabrike. PROBLEM ESHTE KOSTOJA E TRAJTIMIT TE MBETURINAVE E PATJETER EDHE PERDORIMI I NXETESIS QE PERFITOHET NGA DJEGJA E MBETURINAVE NE PRODHIM TE ENERGJIS ELEKTRIKE QE FUTET NE NDONJE SISTEM ELEKTRIK QENDROR O SPECIFIK. TEKNOLLOGJIA E PERPUNIMIT TE PLEHRAVE ESHTE BASHKOHORE NE INCENERATORIN E ELBASANIT. Perfundimisht: megjithese punon me kapacitet te plote inceneratoti i Elbasanit per opoziten apo horpoziten salimetjane shqiptare ai nuk punon. Keshtu vazhdon helmi opozitar,mashtrimi e rrena diten per diell e pa ju dridh qerpiku. Bravo qeveris e BASHKIS se ELBASANIT

  • Odisea: 08/04/2023 09:39

    6 vjet rimont. Dhe prap do ju votojmë

    Përgjigju
  • Ops: 07/04/2023 23:47

    Ishte ne remot pa u ndez ??? Dhe tani u ndez diten e gjyqot ? Po leket qe ka 6 vjet qe merr sikur djeg mbetje ???

    Përgjigju
  • ylli: 07/04/2023 21:39

    BRAVO BASHKISE,,,,me inceneratore punon bota, ,INcenerator duhet te kete dhe tirana. durresi,,vlora,,,shkodra,,korca,, pogradeci,,saranda,,kukesi ,, lezha,,,berati...etj..por para sr te digjen duhet bere riciklimi i lrtres,,plastikes,,qelqit,,etj.

    Përgjigju
    • Aziz: 08/04/2023 07:40

      Bota me incenerator punon vertet por prodhon edhe energji nga djegiae plehrave

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?