Dom Gjergj Meta

Nis Ramazani, Dom Gjergj Meta: Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

23 Mars 2023, 21:17| Përditesimi: 23 Mars 2023, 21:20

  • Share

TIRANË- Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, nuk ka munguar një urim nga Dom Gjergj Meta. Ai kujdeset të vë në dukje një detaj, që për të dytin vit radhazhi koha e kreshmes së të krishterëve përkon pjesërisht me muajin e agjërimit, e kjo për Dom Gjergj Metën, është një tregues se në këtë shoqëri duke forcuar besimin.

"... lutja, agjërimi dhe mëshira, janë një gjë e vetme e marrin jetë prej njëra-tjetrës" janë fjalë nga një ipeshkëv i shek. XVIII në Ravenna, Pjetër Krisologu, letrar dhe jurist. U bë i dyti vit që koha e kreshmes së të krishterëve përkon pjesërisht me muajin e agjërimit të vëllezërve e motrave tona myslimanë.

Agjërimi nuk i shton as nuk i heq asgjë Zotit, por neve na jep mundësinë të shohim dimensione të ndryshme të jetës tonë, duke forcuar besimin dhe shikimin esencial mbi besimin tonë dhe mbi realitetin. Zoti i ndihmoftë të gjithë ata që në mënyrën e tyre agjërojnë, të krishterë e muslimanë, në luftën e brendshme me të keqen (xhihadi i madh) që shpesh e sulmon jetën tonë shpirtërore dhe shoqërore. Zoti na dhashtë paqen e zemrës dhe dashuri për njëri-tjetrin”, shkruan Dom Gjergj Meta.

Muaji i Ramazanit përfundon më 20 Prill ndërsa nata e Kadrit këtë vit është në datën 17 Prill. Falja e Bajramit në datë 21 prill pritet të bëhet edhe këtë vit në sheshin Skënderbej ku festa do të jetë e dyfishtë pasi Komuniteti Mysliman në Shqipëri feston 100 vjetorin e themelimit.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë dhe ku gjatë kësaj periudhe kohe besimtarit mysliman në nderim të krijuesit i duhet të argjërojë nga agimi deri në lindje të dielli, duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative të njeriut.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?