Ministria e Kulturës nis regjistrimin e Trashëgimisë Jomatëriale. Ky projekt pilot do të shtrihet në tre qarqe, në atë të Shkodrës, Gjirokastrës dhe Korccës, edhe ka si qëllim që të inventarizojë këtë pasuri kombëtare. Zv.ministrja e Kulturës, Meri Kumbe tregon detajet e projektit.
“Është një sfidë e madhe. Projekti do të zhvillohet fillimisht në tre zona pilot në Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër. Priten të regjistrohen rreth 90 elementë. Ky proces do të zgjat dy vjet dhe do të ndiqet nga ekspert vendas, lokal edhe nga ekspert të UNESCO-s”.
Sa u përket elementëve, që mund të regjistrohen Kumbe do të përzgjidhen nga komunitet
“Dukuritë që do të përzgjidhen janë këngët, vallet, gojëdhënat, por edhe kulinaria. Konventa ( kuë shtë e përfshirë edhe Shqipëria që nga viti 2003) parashikon tre regjistra, të inventarit kombëtar të pasurive, lista e urgjencave dhe të dukurive të mira. Ajo që po implementojmë ne si shtet janë këto grupe të mëdha, që janë pjesë e inventarit të regjistrit të madh kombëtar. Regjistrimi është detyrim dhe për nominimet në UNESCO”.
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Jomatëriale para pak ditësh përzgjodhi edhe katër elemente për të qenë pjesë e garës për në UNESCO, që janë “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”;“Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive” ;“Xhubleta si dijebërje artizanale”dhe “Eposi i Kreshnikëve i kënduar me lahutë”.