Nis rehabilitimi i rrugës së Troshanit në Lezhë, banorët: Ka qenë plot me gropa, investim i nevojshëm

23 Shkurt 2021, 16:55| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 17:10

  • Share

Kjo ishte gjendja e rrugës së fshatit Troshan në Njësinë Administrative të Blinishtit në Lezhë. Pak muaj pasi Report TV ngriti shqetësimin e banorëve, ndërsa tashmë ka nisur rehabilitimi i ketij aksi prej 12.5 km.

“Shumë e vështirë, ka pas gropa shumë. Ky investim ka qenë shumë i nevojshëm”, shprehet një banor i fshatit.

“Është gjë e mirë ndërtimi i rrugës, asfalti se edhe njerëzit nuk largohen”, thotë një banor.

“Ka 30 vjet që nuk është ndërtuar ndonjëherë kjo rrugë. Kemi pas hedhur vetë me fondet tona, për ta rregulluar e tani shpresojmë” shprehet banori i zonës.

Kryeplaku i fshatit Troshan Zef Tuku shprehet banorët kanë rënë dakord për të vënë në dispozicion disa sipërfaqe toke pa dëmshpërblim.

“Kjo rrugë u shërbën 1875 banorëve të fshatit. Është një rrugë me parametra bashkëkohore, gjerësia e rrugës është 4 m asfalt. Njëkohësisht kemi menduar që të gjitha tokat janë me ligjin 7501 që të mos kërkojnë shpronësim nga shteti por t’ja dhurojnë komunitetit”, tha kryeplaku i fshatit Troshan Zef Tuku

Rehabiltimi i këtij segmenti rrugor pritet t’i shërbejë banorëve dhe zhvillimit të bujqësisë në Troshan.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?