Nis restaurimi i kishës së Kuvendit të Arbrit të vitit 1703 në Lezhë! Do të kthehet në atraksion turistik

12 Maj 2022, 19:28| Përditesimi: 12 Maj 2022, 19:35

  • Share

Kisha mesjetare ku u mblodh Kuvendi i Arbrit në vitin 1703 po i nënshtrohet rikonstruksionit. Pak gjurmë kanë mbetur nga historia pasi ky objekt kulti është rrënuar nga turqit dhe është rindërtuar dy herë në 1844 dhe në 1920. Punimet e fundit janë kryer në vitin 1996. Ndërsa tashmë përpos rehabilitimit të kishës do të bëhet meremetimi i qelës dhe krijimi i një parku artistik monumental që simulon Kuvendin e Arbrit.

Punimet për krijimin e qendrës së Kuvendit të Arbrit në Mërqi të Lezhës po kryhen në bashkëpunim me dioqezën e Lezhës, rektorin dom Martin Jaku, famullitarin Carlos Calero dhe studiuesin dom Nik Ukgjini.

Projekti parashikon tre faza: Rehabilitimin e kishës mesjetare, meremetimin e qelës dhe krijimin e parkut artistik që simbolizon Kuvendin e Arbrit. Ministria e Kulturës nuk ka financuar ndaj punimet po kryhen me kontribute të banorëve dhe sipërmarrësit Gjergj Leqejza.

"Nuk kemi kontaktuar në këtë rast me Ministrinë e Kulturës, pasi në rastet e mëparshme nuk kemi gjetur mbështetje, përmend këtu Kishën e Pllanës e të Balldrenit ku ata më kanë thënë s'kemi fonde. Ministria e Kulturës  duhet të reformohet të ndryshojë qëndrim, përndryshe nuk ka kuptim të quhet Ministri Kulture", tha Ukgjini.

Qëllimi është që ky objekt kulti të kthehet në atraksion turistik për promovim të vlerave të zonës së Kallmetit.

Më 14 e 15 janar të vitit 1703, në fshatin Mërqi të Lezhës është organizuar Kuvendi i Arbërit, me iniciativën e  Papës Klementit XI. Teksti shqip i Kuvendit të Arbrit është një dëshmi e rëndësishme për historinë e shkrimit të shqipes.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • San Veneranda: 15/05/2022 01:59

    Kur do restourohet dhe menagjohet shna Premtja e kurbinit ? 1632?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?