Kultura

Nis restaurimi i kompleksit ‘Angonatët’, ikona e Gjirokastrës muzeale! Fondi 30 mln lekë

18 Mars, 19:10| Përditesimi: 18 Mars, 19:20

  • Share

Ka nisur restaurimi i kompleksit Angonatët, pozicionuar në ‘zemër’ të zonës së mbrojtur në Gjirokastër, monument Kulture i Kategorisë së Parë. Qeveria shqiptare përmes Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore ka çelur një muaj më parë fondin për rehabilitimin e banesës ‘ikonë’ në lagjen ‘Palorto’.

Inxhinieri i kësaj drejtorie në Gjirokastër, Vaso Polo tha për Report TV se punimet kanë për synim të rehabilitojnë pjesët më të dukshme të këtij kompleksi, fasadën, çatinë dhe parmakët, ndërsa në brendësi nuk do të ndërhyhet pasi është pronë private.

Kompleksi i Angonatëve përbëhet nga dy shtëpi me dy oborre dhe është ndërtuar në fund të shekullit të XIX-të (viti 1881). Ky kompleks, më i fotografuari nga turistët në Gjirokastër është ndër shembujt më të mirë që tregojnë zhvillimin e arkitekturës gjirokastrite. Kompleksi është e ndërtuar me mure guri shtresor, dhomat janë të pajisura me tavane dekorativë dhe mjaft elementë të tjerë që e bëjnë atë unike.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?