Restaurimi i shtëpisë muze të shkrimtarit Sterjo Spase në fshatin Gollomboç ka nis të marrë jetë. Specialistët e trashëgimisë, në drejtorinë Rajonale të Kulturës në Korçë, e sheh këtë objekt muzeal, jo vetëm përfaqësues për zonën, por edhe si një urë ndërlidhëse mes vendit tonë edhe Maqedonisë së Veriut.
“Ky është një projekt ndërkufitar, i financuar nga BE. Ka qenë një punë shumë e madhe për të realizuar shtëpinë muze, të Sterjo Spases, që lidh më së miri vendin tonë edhe Maqedoninë e Veriut. Një urë e tillë lidh edhe kombinon turizmin edhe trashëgiminë kulturore. Është muzeu i parë lokal, që ndërtohet në këtë zonë”, shprehet Gjergji Koki, drejtori i DRKT Korçë.
Në këtë godinë, ku shkrimtari i romanit “Pse” jetoi rreth 9 vite do të ekspozohen, pas restaurimit të projektit ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Europian, rreth 25 dorëshkrime edhe objekte personale të autorit.
“Vlerësimi i figurës së Sterjo Spases, e meritonte. Këtu s'do jetë vetëm një muzeum me dorëshkrime, por edhe kostume tradicionale të zonës, që janë përdor nga zona në vitet ë mëparshme, që do jenë interesante nga turistët”, shprehet Pali Kolevski kryetari i bashkisë Pustec.
Pas 6 muajsh, muzeu i parë do të shndërrojë Gollomboçin, në një nga atraksionet e preferuara për turistet që do të zgjedhin të vizitojnë Bashkinë e Pustecit.