Nis restaurimi i shtëpive të Vangjush Mios e vëllezërve Içka në Korçë, bonusi i rijetëzimit të dy godinave historike, 6 milionë lekë

6 Tetor 2022, 21:01| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 21:23

  • Share

2 godina historike, shtëpia muze e piktorit të parë impresionist shqiptar “Vangjush Mio” në Korçë dhe ajo e vëllezërve Icka në lagjen e vjetër të “Toplecit”, në Pogradec e njëjta ku ka banuar dikur Mitrush Kuteli dhe poeti Lasgushi Poradeci po i nënshtrohen projektit të rijetëzimit.

Me një fond financiar mbështetës 6 milion lekë në total bonusi i rijetëzimit të dy ndërtesave historike përfshin ndërhyrje për konservim, restaurim, rijetësim të pjesshëm ose të plotë. Për Drejtorin Rajonal të Trashëgimisë Kulturore në Korçë, Gjergji Koki qëlllimi i projektit restaurues është ruajtja e arkitekturës origjinale të këtyre objekteve.

“Për herë të parë vijmë me një program ambicioz siç është bonusi i rijetëzimit, për të bërë të mundur që këto banesa të shpëtojnë nga degradimi dhe të kthehen në objekte të vizitueshme të trashëgimisë. Janë 6 banesa që kanë përfituar në qarkun e Korçës. Është një program që financon direkt trashëgiminë dhe bën të mundur që të krijohen modele shumë të mira sa i përket promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore siç është rasti i banesës së Vangjush Mio, ku për herë të parë janë hapur dhe tre salla të reja ku mund të ekspozohen piktura. Gjithashtu në Pogradec ka nisur puna për restaurimin e banesës së vëllezërve Icka që është unike në llojin e vet”, tha Gjergji Koki Drejtor i DRTK Korçë.

Monument Kulture i kategorisë së I-rë, banesa e Vëllezërve Icka, një ndër ndërtesat karakteristike të qytetit të Pogradecit ka shërbyer dikur si punishte e mjeshtërisë së drurit, zanat të cilin e kanë trashëguar ndër breza banorët e banesës së Içkallarëve.

Shtëpia e piktorit korçar Vangjush Mios daton prej vitit 1840. Me pikturat dhe arkitekturën e veçantë kjo banesë historike është ndër më të vizituarat në qytetin juglindor të Korçës.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?