Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci

Sociale

Nis rikonstruksioni i rrugës së varrezave në Shkodër, kryebashiaku Beci: Zgjidhet një problem 20 vjeçar

26 Gusht, 17:12| Përditesimi: 26 Gusht, 17:24

  • Share

Rruga e varrezave të qytetit prej disa ditësh është përfshirë në një rikonstruksion të plotë. E trajtuar si shqetësim i banorëve, ky segment rrugor brenda 2 muajsh pritet të përfundojë.

Për të inspektuar nga afër punimet ka qenë vetë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili u shpreh se me këtë investim nga buxheti i Bashkisë Shkodër zgjidhet një herë e mirë një problematikë e mbartur në vite për banorët e zonës, të cilët shfrytëzonin këtë segment rrugor për t’u lidhur me rrugën kryesore.

'Është gati 20 vite ky problem. E gjithë infrastruktrura e pjesës së brendshme të varrezave mbushet me ujë gjatë dimrit dhe nuk është në funskionon të duhur. Kjo e gjitha do të asfaltohet dhe do të kthehet në një vend dinjitoz’, tha ai.

Paralelisht me këtë segment, në brendësi të varrezave të qytetit, Bashkia Shkodër po punon edhe në një tjetër segment që zgjidh qarkullimin dhe aksesin e banorëve të zonës në fshatin Golem me rrugën kryesore “Pjetrushi”.

Me përfundimin e këtyre dy investimeve infrastrukturore merr fund edhe shqetësimi i ngritur prej 20 vitesh i banorëve, të cilët përballeshin me gropa të mëdha uji dhe mungesë infrastrukture për të çuar fëmijët në shkollë apo për komunikimin e banorëve me rrugën nacionale.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • toni: 26/08/2025 17:35

    Ky është flori...a e shikoni sa po e ndryshon Shkodrën...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?