DURRES- Pas vlerësimit të dëmeve të një pjese të mirë të objekteve që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit ka nisur puna për rindërtimin e tyre. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin Fuqiplotë Bledi Çuçi dhe zëvendës ministren e Brendshme, Rovena Voda kanë inspektuar mëngjesin e sotëm punimet në qytetin bregdetar në Durrës.
"Nisin punimet për objektet e dëmtuara nga tërmeti. Ndërkaq, puna vijon edhe për ndërtimin e zonave të reja të banimit si edhe për shtëpi më të mira në fshat", shkruan Rama.
Rama bisedoi dhe me inxhinieret që kanë marrë përsipër riparimin e pallatit si dhe grupet e punës në terren. Kreu i qeverisë deklaroi se banorët që jetojnë në këto banesa duhet të informohen për sigurinë e tyre, pasi kjo është piskologjike sepse askush nuk do donte të futej në një shtëpi nëse do kishte frikë se do këputen kolonat.
Bledi Çuçi: Është godina 6-katëshe. Ka pasur dëmtime mesatare. Në këtë pallat jetojnë 40 familje, dëmet kanë nisur nga poshtë. Pas punimeve, kjo godinë është e sigurt.
Inxhinieri: Po përforcojmë kolonat. Po bëjmë punimet nga bodrumi poshtë. Kemi bërë ashensorët. Kemi mbathur kolonat dhe i kemi zgjedhur. Që objekti të jetë sa më i fortë dhe i qëndrueshëm.
Edi Rama: Ka mbajtur mirë sidoqoftë. Sa do zgjasë?
Inxhinieri: Kjo punë ka 3 muaj
Edi Rama: Më shume ka rendësi qe ta shohin dhe te tjerët, dhe njerëzit qe presin qe te hyjnë ne keto godina. Eshtë psikologjike. Dhe unë te isha, pasi pasi nuk mund te futen ne një shtëpi ku mendojnë se do i këputen kolonat.