Nis së shpejti puna për një Kod të ri Civil, krahas procesit për Kodin e ri Penal! Ministri: Janë miratuar 28 vite më parë, shoqëria ka ndryshuar

29 Maj 2023, 13:40| Përditesimi: 29 Maj 2023, 16:21

  • Share

Ministria e Drejtësisë shumë shpejt do të nisë punën për hartimin e një Kodi të ri Civil, ndërkohë që grupi i punës për Kodin e ri Penal vijon. Lajmin e dha sot ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se ashtu si Kodi Penal edhe Kodi Civil është i vitit 1995, 3 vite para se të miratohet Kushtetuta ndërkohë që në këto 28 ka pasur ndryshime të mëdha politiko-shoqërore në vend.

“Në do të nisim punën për një Kod të ri Civil. Kushtetuta është e vitit 1998, praktika ka ecur përpara, dinamika e marrëdhënieve shoqërore ka avancuar shumë, jemi në një proces përafrimi me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Sigurisht që do kohë dhe dikutimet do të jenë të gjera”, tha Manja, në një tryezë sot për reformën në drejtësi. 

Ai foli edhe për ecurinë e punës për Kodin e ri Penal.

“Kemi një grup pune që ka përfunduar hartimin e pjesës së përgjithshme, do të bëhet edhe pjesë e posaçme. Dhe ne do të kemi një draft të Kodit të ri penal që do të marrë të gjithë kohën për diskutime se është një reforma e madhe politike  Edhe kodi Penal është i vitit 1995”, tha ministri Ulsi Manja.

 Deklaratat u bënë në një tryezë për antikorrupsionin të organizuar nga ministria e drejtësisë, ku Manja kërkoi denoncime konkrete nga përfaqësuesit e biznesit për çdo rast korrupsioni me të cilin përballen.

"Finalizim të rasteve konkrete kur dyert e administratës publike kanë qenë të ftohta dhe ju i hapni vetë me mekanizmat tuaj, ne nuk kemi patur. Ju na vini në provë dhe pastaj e kemi të lehtë të bëjmë analizën se nuk qëndruam ne, apo mungon dëshira nga ana juaj për bashkëpunim”, tha Manja. 

Gjatë tryezës u trajtuan edhe propozimet e biznesit për ndryshime ligjore që fuqizojnë luftën antikorrupsion.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/05/2023 00:42

    Hiqni gjykimin e shkurtuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?