Politikë

Nis seanca në Kuvend, hapet nga Luljeta Bozo: Të çojmë përpara reformat e rëndësishme, detyra jonë të punojmë pa ngjyra partiake

10 Shtator 2021, 10:13| Përditesimi: 10 Shtator 2021, 11:04

  • Share

 

Luljeta Bozo, si deputetja më e vjetër në sallën e Kuvendit, ka hapur seancën e parë të legjislaturës së X. Në fjalën e saj, Bozo e vuri theksin te nvoja për të çuar përpara reformat e ndërmarra nga legjislatura e kaluar, ndërsa i bëri thirrje deputetëve që të punojnë për të gjithë qytetarët njësoj, pa parë dallimet politike.

"Ndihem e priviligjuar që sot kam nderin e hapjes së legjislaturës së X. Ndihem e dhe më e emocionuar si grua pasi kjo sallë kurrë më parë nuk ka patur kaq shumë gra në sallën e saj. Kjo legjislaturë do mbahet mend për thyerjen e steriotipeve gjinore dhe forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje. Ne kemi marrë një përgejgjësi të madhe për ta çuar Shqipërinë drejt Europës. Ne jemi këtu falë votës së popullit shqiptar. Nismat e marra nga Kuvendi  kaluar t'i çojmë më tej. Do kemi sukses nëse mbështetemi dhe marrim në konsideratë mendimet e specialistëve. Mbështetës në këto reforma janë SHBA, aleati ynë më i fuqishëm, BE dhe vendet e rajonit. Votuesit na besuan të çojmë përpara drejtësinë, të zgjidhjes së çështjes së pronave, të zhvillimit të arsimit, shëndetësisë, arsimit. Sot është detyra jonë të punomë të gjithë njësoj pa parë ngjyrat partiake. Të kryejmë me sukses punë e deputetit. Jam e bindur se do të kemi mbështetjen e çdo shqiptari", tha ajo


Lajmi kryesor:

Betohen 140 deputetët, Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro e 4 kundër! Përçahet aleanca opozitare në 'vendimin e parë', PD gris fletët e votimit, LSI voton kundër! Rama mbledh fletët e grisura


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?