Lulzim Basha

Politikë

Përçarja në PD pas përjashtimit të Berishës, Basha mbledh nesër paradite krerët e degëve të partisë

10 Shtator 2021, 21:17| Përditesimi: 10 Shtator 2021, 22:38

  • Share

Pas nisjes së sesionit të ri parlamentar i cili ka qenë ndër më të vështirët për Partinë Demokratike e për Sali Berishën i shpallur "Non Grata" 2 herë, njëherë nga SHBA dhe dje nga partia që vetë themeloi, kryedemokrati Lulzim Basha nesër paradite do të mbledhë krerët e degëve të PD në orën 11:00.

Kjo mbledhje vjen ndërkohë që PD është e përçarë, pasi një pjesë e madhe janë kundër vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën. Të parët që iu "bashkuan" Berishës ishin Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Paloka të cilën nuk u shfaqën krah Bashës në Kuvend, por pritën poshtë shtëpisë së tij Berishën dhe e shoqëruan deri në sallë. 

Lufta dhe hakmarrja po i serviret "dhëmbë për dhëmbë" Bashës, nga Berisha një ditë pasi bëri publik vendimin. Ish-kryeministri Berisha tha se i qëndron paralajmërimit që kishte bërë ditë më parë se nëse përjashtohet pa prova do të bëjë çdo gjë për ta rimarrë partinë që e themeloi vetë. Ndërsa u pyet nëse do të rimarrë drejtimin e PD Berisha tha se është i hapur për çdo posti kushtetues. "Lufta" kundër Bashës ka nisur që mbrëmjen e sotme, me deklarata të forta duke e kosideruar Bashën një lider të pandreqshëm që sipas tij sdo e conte PD kurrë në fitore. I pyetur se cili do të jetë aksioni kundër Bashës, Berisha tha vendimi i kryedemokratit do t’i nënshtrohet një referendumi me gjithë anëtarësinë e PD të cilët ai do i takojë personalisht.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?