Politikë

Nis sot sezoni i ri i ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo, çdo të hënë në 21:00 në Report Tv! Debate dhe intervista mbi aktualitetin

6 Nëntor 2022, 11:16| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 08:43

  • Share

Rifillon sot në mbrëmje sezoni i ri i emisionit ‘5 Pyetjet’. Debatet e nxehta, intervistat me protagonistët e jetës publike shqiptare do jenë sërish në qendër të këtij emisioni që drejtohet prej 20 vitesh nga gazetari Ilir Babaramo.

Ky sezon përkon me çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të cilat janë thuajse jetike për fatin e shumë politikanëve që dominojnë jetën politike shqiptare. Mbi të gjitha janë jetike për fatin e qyteteve tona.

Si në të gjitha sezonet e kaluara hapësirë e rëndësishme do t’i kushtohet Kosovës, rajonit si dhe zhvillimeve kyç në metropolet që përcaktojnë kahjen e zhvillimeve globale.

Emisioni do të transmetohet çdo të hënë në ekranin e Report Tv, në orën 21:00.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?