Nis sezoni i ullinjve në Fier, shtrenjtohet çmimi i vajit! Më pak prodhim se vitin e kaluar! Përpunuesi: Pritet të shitet me 800 lek/litri

1 Nëntor 2023, 17:40| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 17:50

  • Share

Ka nisur sezoni i vjeljes dhe përpunimit të ullinjve në Cakran të Fierit, një ndër zonat më të njohura për këtë kulturë ku gjenden 450 mijë ullinj.

Këtë vit prodhimi është 30 % më i ulet nga viti i kaluar, ç’ka pritet të çojë në rritjen e çmimit si për vajin ashtu dhe për ullinjtë e tryezës.

“Prodhimi është i dobët për shkak të thatësirës, por duket se do ketë çmim të mirë”, tha një fermer.

“Unë kam 750 rrënjë ullinj. Vjet e kam shitur lirë vajin por këtë vit do të pres derisa të shkojë 700 lek/litër e lart! Nuk e jap në tregun vendas do të pres të vijnë grumbulluesit italianë”, tha një fermer.

Kamera e Report tv ndoqi nga afër procesin e prodhimit të vajit në një prej fabrikave të Cakranit. Ulliri i papërpunuar po shitet me 100 deri në 130 lek për kg sipas varieteteve.

“Këtu në Cakran ka disa varietete Kalinjot, Koronea, etj. Për shembull kalonjoti me shumicë është 130 lek/kg, të tjerët me 100 lek për kg”.

Ndërsa çmimi për vajin ende nuk është përcaktuar por mund të shkojë deri në 800 lek për litër.

“Çmimi i vajit mund te shkoje 800 lek për litër për arsye se ka pak ullinj”, tha pronari i fabrikës, Kujtim Mustafaraj.

Në 2022-shin pati mbiprodhim në mbarë vendin, ku sipas Ministrisë së Bujqësisë u eksportuan 1 400 ton vaj ulliri.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 02/11/2023 15:52

    I ke rene pikes

    Përgjigju
  • Kot: 02/11/2023 07:33

    Do ta shesin me 800 po sa do shesin eshte pyetja. Se e sigurt qe do tu ngelet prodhimi stok. U terbuat te gjithe me keto cmime edhe ju qe na paralajmeroni tregetareve u sherbeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?