Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Bari ka filluar sot me një shërbim të ri, atë të aplikimit për pasaportë dhe kartë ID.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se sot filloi shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Rajonet e Puglias, Molises, Basilikates, Kalabrise, Sicilise dhe Sardenjes.
"Sot filloi ne Konsullaten e Pergjthshme ne Bari, shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Rajonet e Puglias, Molises, Basilikates, Kalabrise, Sicilise dhe Sardenjes.
Në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente, morën pjesë Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan. Ftojme të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin E-Albania, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme", shkruan konsullata.
Aplikimi për këto dokumente mund të bëhet online përmes platformës ‘e-Albania’. Pasi të jeni regjistruar në këtë platformë, do të logoheni sërish me kredencialet e juaja dhe më pas do zgjidhni shërbimin e dëshiruar.
Filluan vjelljen kriminelet!
PërgjigjuSi po vjellin? Kane ngrene gje ushqim te prishur qe po vjellin, apo i ka zene barku?