Pas 5 muajsh pandemi, rinis sot shpërndarja e aboneve për shtatorin

31 Gusht 2020, 14:16| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 15:07

  • Share

TIRANË- Pas 5 muajsh pandemi rifillon edhe një herë prodhimi dhe shpërndarja e aboneve për të gjithë linjat e transportit publik në Tiranë. Në muajin korrik dhe gusht qytetarët udhëtuan pa abone. Ndërkohë është marrë një vendim në minutat e fundit nga Bashkia e Tiranës për nisur përsëri procesi për prodhimin e aboneve që do të jenë në përdorim të qytetarëve që nga dita e sotme.

Sipas burimeve janë rreth 62 mijë abone që kanë dalë në treg, dhe se porosia është e njëjtë si përpara pandemisë. Pra porosia nga bashkia e Tiranës është për të njëjtën sasi abonesh siç ishte edhe në muajin mars.

Edhe pse jemi në kohë pandemie dhe ruajtja e distancës është një detyrim për të gjithë, pritshmëritë janë që fillimi i vjeshtës të sjell edhe shtim të përdorim të transportit publik, për këtë arsye edhe porosia ka qenë në të njëjtin nivel si më parë.

Pas vendimit për rihapjen e transportit në muajin qershor u vendos që nuk do të kishte abone për dy muajit e sezonit veror për shkak se humbjet e operatorëve ishin të mëdha dhe kishte edhe më pak njerëz që e përdornin urbanin.

Mirëpo burime nga operatorët e transportit thonë për Report TV se vendimi ka ardhur pas shumë kërkesash që u bënë nga qytetarët për abone.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptari: 31/08/2020 14:35

    Pershendetje, Cdo gje ne godinen e bashkise Tirane , arredimi, shpenzimet qe kryhen per titullarin, dhe vartesit eshte e vitit 2020, pra cdo gje paguhet me taksat e banoreve te Tiranes, apo siç eshte edhe kryebashkiaku vizionar qe cdo gje e shpalos me plane afatgjate, dhe injoranca-banalja ketu eshte tek abonete, akoma si para 50 vitesh. Ky eshte zhvillimi dhe mendjen e ndritur e kryebashkiakut. Cfare zhvillimi mund te presesh nga ky kryetar dhe stafi i tij kur nuk kane zgjidhur gjene me elementare te transportit publik qe eshte aboneja elektronike. Por dine vetem te vjedhin. JO se e kane zgjidhur paraardhesit e tij, si kryeopozitari, apo edhe mendjendrituri i Shqiperise- kryeministri aktual.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?