Sociale
Top 24

Nis sot shpërndarja e librave, Shahini: Rikthimi i librave për ripërdorim ka rezultuar efektiv për 80% të teksteve

2 Shtator 2019, 12:30| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 16:06

  • Share

Shpërndarja e librave për sezonin e ri shkollor ka filluar sot dhe mbyllet disa ditë para fillimit të shkollës.  Vitin e kaluar rreth 125 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e katërta kanë përfituar libra falas, për vitin e ri shkollor 2019-2020 numri i përfituesve është rritur në 155 mijë, dhe janë shtuar edhe nxënësit e klasave të pesta. 

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe me anë të një video-mesazhi të publikuar në profilin e saj, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka njoftuar mbi nisjen e shpërndarjes së librave falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

"Duke filluar nga sot, data 2 Shtator, ju mund të shkoni pranë shkollave tuaja dhe të merrni pakot e librave falas. Vetëm tekstet e klasës së parë do të jenë krejtësisht të reja, ndërsa klasat e tjera do të marrin tekstet e përdorura një vit më parë. Nga eksperienca e këtij viti duket se rikthimi i librave në bibliotekat e shkollave për ripërdorim ka rezultuar efektiv për 80% të teksteve.", shkruan Shahini.

Sipas ministres Shahini, nisma është filluar  që vjet dhe janë shpenzuar  600 milion lekë për të blerë librat për të gjithë nxënësit e klasave 1 deri 4, si dhe nxënësit e tjerë të kategorive të veçanta me asistencë sociale, nevoja të veçanta apo minoritarë, të cilët përfitojnë librat falas.

"Sivjet, ngaqë kemi ruajtur shumë mirë librat nga viti i kaluar, kemi patur mundësinë të përfshijmë edhe klasën e 5-të plotësisht në nismën e librave falas. Kështu që, ju mirëpresim nëpër shkolla dhe shumë suksese për vitin e ri shkollor!”, shkruan ministrja e Arsimit.

 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iksi: 03/09/2019 16:46

    Kur mbaron shperndarja e librave

    Përgjigju
  • Agron Istrefi: 02/09/2019 13:53

    Jo me larg se sot per nipin ne kl.te pare e mbesen ne kl.te katert, per nje pjese te librave, mbasi disa tekste te tjera duhet te shkosh ne nje librari te tjera pagova 70000 lek (te vjetra) zonja Ministre. Nuk i mora falas. Ju lutem me shpjegoni ku qendron problemi.Per sqarim, librat jane te reja.

    Përgjigju
  • Dikush: 02/09/2019 13:33

    Me libra te perdorur nuk kane mesuar gjyshet e tyre le pastaj prinderit. Per me shume, bazuar dhe tek metodikat e sotme, libri sherben jo vetem per tu lexuar por edhe plotesohet me shkrim. Ku do shkruaje (zgjidhi) femija, tek shkarravinat e meparshme te mbetura vrage pasi eshte fshire lapsi? Te nderuar qeveritare, nuk kerkon njeri lemoshe. Librat e femijeve te mij i blej vete me cfaredo kostoje.

    Përgjigju
    • Tili: 02/09/2019 22:52

      Paska akoma nga ata qe e shohin gomarin nga dhembet. Mire ti qe paske leke po ato familje qe nuk munden? A nuk eshte ndihme per ta? Kush deshiron mund ta zhgaravise librin dhe e paguan. Ku qendron problemi ketu???!!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?