Shkarkimi i Metës/ Ligjet vendosin nesër për ngritjen e Komisionit Hetimor

18 Qershor 2019, 18:37| Përditesimi: 18 Qershor 2019, 22:23

  • Share

Të mërkurën, mazhoranca hedh hapin e radhës në rrugën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Komisioni i ligjeve vendosi që të mblidhet sërish nesër në orën 10:00, ku do të vendoset nëse do të ngrihet ose jo një komision hetimor që do të shqyrtojë dekretin e presidentit Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në një kohë të pacaktuar.

"E mërkurë, 19 qershor 2019. Ora:10:00 Ne rend të ditës: Shqyrtimin e kërkesës për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës", thuhet në njoftimin e Komisionit të ligjeve.

Brenda këtyre ditëve, Komisioni i ligjeve duhet të dëgjojë Presidentin e Republikës, pasi presidenti do të ketë të drejtë të japë argumentet e tij për anulimin e zgjedhjeve. Në debat do të përfshihen dhe deputetët e rinj të opozitës. Për të miratuar kërkesën për shkarkimin e presidentit Meta, mazhorancës i duhen 94 vota. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?