Shtrimi i tapetit në Arenën Kombëtare

Sport

Nis shtrimi i tapetit të gjelbër, Arena Kombëtare në hapin e fundi të kompletimit

11 Shtator 2019, 20:53| Përditesimi: 11 Shtator 2019, 21:03

  • Share

TIRANË- Arena Kombëtare është drejt përfundimit pasi sot ka filluar shtrimi i tapetit të gjelbër. Kjo fazë tregon se stadiumi më i madh në Shqipëri është në fazën e fundi të përfundimit. 

Shtrimi i tapetit të gjelbër është një proces i shkurtër në krahasim me të tjerat. FSHF kishte lënë si afat të fundit shtatorin por duket se Arena do të hapë siparin me ndeshjen Francë- Shqipëri më 17 nëntor. 

Këtë lajm e konfirmoi dhe kryeministri Edi Rama, i cili pasi pranoi ndjesën e Presidentit Macron për ngatërrimin e himnit në ndeshjen e 8 shtatorit Francë 4-1 Shqipëri, i bëri me dije se ndeshja e kthimit Shqipëri- Francë, e cila është e fundit për kualifikueset e Euro 2020 do të luhet në Arenën Kombëtare.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 12/09/2019 18:57

    STADIUM PA PISTE,,bravo...

    Përgjigju
  • vera: 12/09/2019 18:56

    STADIUM pa piste,,,,bravo....

    Përgjigju
  • beni: 12/09/2019 09:00

    po tribuna kryesore vetem fasade eshte?

    Përgjigju
  • Italia: 11/09/2019 23:36

    Sh bukur

    Përgjigju
  • Emi: 11/09/2019 21:10

    Shtroje barin se kena edhe futboll

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?