Xhaka i Zvicrës dhe Chiesa i Italisë

Nis sot faza e 1/8, Zvicër-Itali ndez Evropianin! Spalletti supersticioz para sfidës, 'helvetët' optimistë për çerekfinalet

29 Qershor, 12:59| Përditesimi: 29 Qershor, 13:03

  • Share

Në Olympiastadion të Berlinit, duke nisur nga ora 18:00, luhet një nga përballjet më emocionuese dhe të vështira të fazës së 1/8 të Evropianit, pasi Italia përballet me Zvicrën. Dy rivalë që e njohin shumë mirë njëri-tjetrin, ndërsa kanë edhe haqe për të larë.

Në konferencën për shtyp trajneri i Italisë Spaletti është treguar supersticioz, duke u ndalur te stadiumi i ndeshjes, ku në 2006 Italia ngriti Kupën e Botës. Gjithsesi tani historitë janë ndryshe dhe Italia vjen pas një kualifikimi jo të lehtë, ndërsa Zvicra deri në fund ishte e para në grup, por goli i Fullkrug bëri që Gjermania të merrte atë pozicion.

Përfaqësueset do përballen për herë të 62 me njëra-tjetrën, ndërsa Italia dominon frikshëm me fitore, por dy përballjet e fundit, për kualifikueset e Botërorit, u mbyllën në barazim duke lënë ‘axurrët’ jasht ‘Katar 2022’ edhe për shkak të penalltisë së humbur nga Jorginho. Më pas në ‘play-off’ kundër maqedonisë së Veriut të gjithë e dinë si shkoi.

Te Zvicra mungon Ëidmer, ndërsa te Italia Calafiori për shkak të kartonave të verdhë. Axurrët kanë rikuperuar Dimarcon, por gjithsesi nuk pritet ta nisë si titullarë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?