Këtë mesjavë, konkretisht të martë dhe të mërkurë luhen ndeshjet e fazës së parë play-off në Champions League. Sot (11 shkurt) zhvillohen katër ndeshjet e para, ndërsa katër të tjerat nesër.
Spikat padyshim ndeshja Manchester City - Real Madrid, e cila pa frikë mund të ishte edhe një finale. Ky duel është bërë si një "Klasike" e futbollit elitar, pasi për vitin e katërt radhazi dy skuadrat përplasen në fazën me eliminim të Champions League.
Gjithçka nis në orën 18:45 me derbin francez Brest - PSG, aty ku pak ditë më parë parisienët fituan 2-5 për Ligue I. Në orën 21:00 edhe Juventus - PSV apo Sporting Lisbone - Dortmund.
Kujtojmë se faza play-off e Champions League është me sistemin vajtje-ardhje dhe ndeshjet e kthimit do luhen në mesjavën e 18-19 shkurtit.
Champions League, faza play-off:
E martë, 11 shkurt 2025
18:45 Brest - PSG
21:00
Juventus - PSV
Manchester City - Real Madrid
Sporting Lisbone - Dortmund
E mërkurë, 12 shkurt 2025
18:45 Club Brugge - Atalanta
21:00
Celtic - Bayern Munich
Feyenoord - Milan
Monaco - Benfica
Komente
