Nis sot java e Kulturës Italiane, aktivitete kulturore në qytete kryesore! Çelet në Butrint me operan e Pucinit, më 4 qershor Festa e Republikës në Tiranë

2 Qershor, 15:10| Përditesimi: 3 Qershor, 10:35

  • Share

TIRANE- Nga data 2 - 8 qershor Shqipëria dhe Italia do të bëhen 1, në një javë të mbushur me një seri aktivitetesh kulturore e sportive të cilat kremtojnë kulturën italiane.

Nga Tirana në Gjirokastër, nga Saranda në Gramsh do të organizohen aktivitete të pasura me muzikë, art dhe solidaritet.

Mund të mrekulloheni me kërcimin në kornizën magjepsëse të teatrit të Butrintit. Të vraponi me të rinjtë në Run 4 Autism, shijoni artet bashkëkohore në Shkodër. Të kërceni në Vlorë e Gjirokastër me tarantën e më pas dj set, ekspozita, konferenca, ushqim.

Java kulturore çel me një aktivitet unik kulturor në teatrin e Butrintit ora 20:00.

Grupi artistik “Artemis Danza”, sjell në skenë 4 aktet e veprës opersitike "Voci di Donne", të kompozitorit legjendar Puccini. Ky interpretimin muzikor, koreografik, vizual, pritet të jetë tepër emocionues dhe për t'u mbajtur mend. Aktiviteti organizohet nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe Bashkinë e Sarandës.

Kompania Artemis Danza, me këtë krijim të ri nga Monica Casadei, ia kushton projektin e saj artistik, katër heroinave magjepsëse të kompozitorit Giacomo Puccini: Tosca, Madama Butterfly, Mimì dhe Turandot, në njëqindvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Eventi do të zhvillohet më 2 qershor me rastin e Festës së Republikës Italianë pranë sitit arkeologjik të Butrinit tpër të përkujtuar njëqind vjetorin e misionit të parë arkeologjik të Luigi M. Ugolini.

Festa e Republikës italiane do të festohet në Tiranë më 4 qershor, në sheshin "Italia" ku do të këndojë dhe Marsela Cibukaj. Më 7 qershor do të mbahet koncerti i artistit të mirënjohur, Diodato.

Java Kulturore Italiane do të jetë e mbushur me aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e kësaj kulture që admirohet nga e gjithë bota dhe është një nga lokomotivat e kulturës së njerëzimit.Java e Italisë është kjo dhe shumë më shumë.

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisën më datën 2 maj, me javën kushtuar Bashkimit Evropian, vijuan me Javën Kulturore Franceze e Javën Kulturore Greke. Ato do të mbyllen në fund të nëntorit me Javën Kulturore të Kosovës, që ashtu si edhe në edicionet e tjera, përkon me javën e festës kombëtare.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?