Nis ditën e sotme Java e Kulturës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri. Përmes një postimi në facebook kryeministri Edi Rama shkruan se Shqipëria mikpret mes shumë aktivitetesh vendin e një kulture të madhe. Një ftesë për t’iu bashkuar aktiviteteve të organizuara në javën e kulturës që zhvillohet deri më 8 shtator, kryeministri ka pasur për të gjithë qytetarët.
“Shqipëria mikpret botën” Bëhuni pjesë e Javës së Kulturës së Mbretërisë së Bashkuar deri më 10 Shtator, ku Shqipëria mikpret mes shumë aktivitetesh vendin e një kulture të madhe”, shkruan Rama.
Javës së Kulturës së Mbretërisë së Bashkuar i parapriu Java e Kulturës së Azerbajxhanit, ku ndër të tjera ra në sy performanca e Orkestrës Shtetërore të Dhomës së Azerbajxhanit, “Gara Garayev”.
Lajmi në përditësim...