Elisa Spiropali

Politikë

Nis sot java për 80-vjetorin e OKB-së, Spiropali: Shqipëria ulet me një bilanc konkret kontributesh

22 Shtator, 14:35| Përditesimi: 22 Shtator, 15:55

  • Share

Ka nisur sot Java e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), një organizimin i nivelit të larta, i cili do të vijojë deri në datën 27 shtator.

Pjesëmarrës në këtë eveniment i cili mbahet në Neë York, marrin pjesë presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe ministrja e Jashtme Elisa Spiropali.

Spiropali ka postuar sot disa foto nga Neë York ndërsa shkruan se: “Shqipëria sot ulet me një bilanc konkret kontributesh për avancimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit shumëpalësh, si një aktor konstruktiv, i besueshëm dhe i principtë.”

Spiropali do të jetë e pranishme në hapjen e debatit të përgjithshëm në Asamblenë e OKB me mesazhin "Më mirë së bashku: 80 vite dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejtat e njeriut". Me ftesë të Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Znj. Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.

Gjithashtu ministrja e Jashtme do të përfaqësojë Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e bilaterale, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.

Ora 15:50
Java për 80 vjetorin e Kombeve të Bashkuara, Begaj: OKB, përkushtim për paqe dhe barazi mes kombeve

1758549212_Capture.JPG

Teksa po mbahet java e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku nga vendin ynë marrin pjesë ministrja e Europës dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali dhe presidenti Bajram Begaj, ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale.

Begaj ka postuar 2 foto ku shfaqet me Spiropalin dhe shkruan se në 80 vite të saj, OKB është përkushtuar për paqen lirinë dhe barazinë dhe bashkëpunim mes kombeve.

“80 vjet OKB.

80 vjet përkushtim për paqe, barazi dhe bashkëpunim midis kombeve”, shkruan Presidenti Bajram Begaj.

K.B/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?