Guida Kulturore/ Nis sot Panairi i Librit 2024: Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

13 Nëntor, 08:20| Përditesimi: 13 Nëntor, 14:05

  • Share

1- Panairi i Librit, ngjarja më madhore e librit në Shqipëri vjen në edicionin e tij të 27-të. Ai çelet këtë të mërkurë paradite dhe do të vijojë deri më 17 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Motoja e panairit të këtij viti është “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”. Krahas titujve të rinj për lexuesit, në panair do të ketë edhe mjaft takime me autorë e përkthyes, tryeza diskutimi mbi përkthimin, ëorkshop-e, seminare, etj. Pjesë e aktiviteteve të panairit do të jetë edhe “Sofaja e Librit”, që mirëpret shkrimtarë të ndryshëm, ndërsa si çdo vit, panairi do të finalizohet me ndarjen e çmimeve letrare.

2- “Nëntori” ekspozita e një grupi artistësh me përvojë në artet pamore në Shqipëri vjen në edicionin e 27-të.  Ekspozita inagurohet të enjten më 14 nëntor në orën 18:00 në galerinë FAB të Univeristetit të Arteve dhe do të vijojë deri më 24 nëntor.

3-  “Kostumografia në Art” me autore Merita Toçila është libri që promovohet në orën 11:30 këtë të enjte, më 14 nëntor nga Qendra e Studimit të Arteve, pranë Akademisë së Shkencave. Studimi hedh dritë mbi lidhjen e artit pamor me veshjen, si një rrëfim i historisë së kostumit nëpërmjet historisë së artit nga antikiteti deri në ditët e sotme në hapësirën mbarëshqiptare.

4 - “Historiografia e artit të tingullit në botën shqiptare – Nga Prehistoria deri në Antikitet” është libri që promovohet të enjten, më 14 nëntor, në orën 12:30 në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

5 - “Tërmetet dhe çfarë mund të mësojmë” titullohet libri që promovohet më 13 nëntor në orën 11:30 në Akademinë e Shkencave me autorë Rrapo Ormëni dhe Serkan Ozturk.

6 - “Green Sofa – Si ka ndryshuar portretizimi i mëmësisë në artin bashkëkohor dhe çfarë roli luajnë artistet gra në ripërkufizimin e këtij portretizimi?” Ky është aktiviteti që mbahet më 14 nëntor në orën 18:30 në “Destil Creative Hub” në Tiranë.

Nisur nga praktika individuale të të ftuarave, aktiviteti ngre pyetje rreth mëmësisë dhe rolit të praktikave kuratoriale e artistike në portretizimin më të nuancuar dhe shumëfaqësh të kësaj përvoje.

7 -Saksofonisti Francesco Caligiuri vjen në koncertin e tij të dytë me Gent Rushi quintet më 14 nëntor, në orën 19:00 në sallën “Çesk Zadeja” të Universitetit të Arteve në  Tiranë. Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me shoqatën e Muzikantëve Italianë të Jazz-it dhe Albanian Jazz Sociaty.

8 - “Samsara” është shfaqja teatore që do të vijë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës më 14 dhe 15 nëntor në orën 19:00.

9- “Tirana Beer Fest 2024”- Festivali i Birrës në Tiranë çelet këtë të enjte më 14 nëntor në orën 12:00 të mesditës, për të vijuar deri më 16 nëntor. Festivali do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?