Kryebashkiaku i Tiranës në një prej kopshteve të kryeqytetit

Sociale

Nis sot regjistrimi i fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, gjithçka që duhet të dini! Aplikimet deri më 11 qershor

7 Qershor 2021, 14:47| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 14:51

  • Share

Ndërkohë që nesër mbyllet viti shkollor për të gjithë arsimin parauniversitar, nga sot Bashkia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procesi i aplikimit për regjistrimin fëmijëve në kopshte e çerdhe.  Procesi do të kryhet nga sot e deri në datën 11 qershor në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve të Bashkisë Tiranës përmes një njoftimi bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Më poshtë gjeni disa informacione se çfarë duhet të dini për dokumentet që ju duhen dhe kush ka përparësi:

Për fëmijët që kanë statusin e jetimit nevojitet libreza e këtij statusi, certifikatë personale dhe familjare. Për fëmijët me aftësi të kufizuara apo sëmundje të rënda kërkohet raporti mjeko ligjor si dhe certifikatat personale dhe familjare.

Të njëjtat dokumente janë të nevojshme edhe në rastet kur kujdestari ligjor i fëmijës është më aftësi të kufizuara mendore apo fizike.

Për fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike përpos certifikatave duhet edhe vërtetim nga Njësia Administrative për trajtimin me ndihmë ekonomike të kujdestarit ligjor

Ndërsa për kategoritë e tjera kërkohet vërtetim me pagë mujore të pasqyruar të prindërve si dhe vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, dokument ky që sigurohet në portalin e-albania.

Dokumentacioni i dorëzuar do të shqyrtohet përgjatë një jave nga stafi drejtues i çerdheve.

Prioritet do të kenë fëmijët që i kanë të dy prindërit në marrëdhënie pune si dhe ata që vijnë nga familje me probleme ekonomike apo sociale.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?