32 lider, udhëheqës të shteteve anëtare të NATO-s, mes tyre Kryeministri Edi Rama, kanë zbarkuar në Hagë, ku sot dhe nesër mbahet Samiti i 34 i aleancës. Kreu i qeverisë zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte, të cilin Rama e quan mik i çmuar i Shqipërisë.
Rama veçon disa çështje të biseduara gjatë takimit me Rutte, duke specifikuar se NATO do të angazhohet në investimin madhor për terminal ushtarak në Portin e Ri të Durrësit. Në takim, Rama dhe Rutte biseduan edhe për angazhimet e Samitit në Hagë, Ballkanin Perëndimor dhe përgatitjet e Samitit të radhës, i cili do të mbahet në Tiranë në 2027-ën.
Në vijim, kryeministri u takua me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan. Samiti i NATO-s në Hagë, vjen në një situatë tensioni në Lindjen e Mesme, luftës së Rusisë në Ukrainë dhe pasigurisë rreth të ardhmes së Uashingtonit në aleancë.
Ky është samiti i parë ku do të marrë pjesë presidenti i SHBA, Donald Trump, prej kur mori mandatin e dytë. Trump mbërrin nesër në Samit. Ndër pikat e pritura të diskutimit janë lufta në Ukrainë dhe çështja se sa po shpenzojnë shtetet anëtare për mbrojtjen e tyre kolektive, një pikë e diskutueshme në veçanti për SHBA-në. Trump ka argumentuar prej kohësh se SHBA-të mbajnë mbi supe shumë barrë financiare dhe dëshiron që të tjerët të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.
Lajm ne perditesim...
Gjatë samitit të NATO-s në Hagë, kryeministri Edi Rama ka takuar senatorët e grupit vëzhgues për aleance ushtarake në Senatin Amerikan.
Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka ndarë fotot në llogarinë tij në Facebook.
Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Hagë. Kreu i qeverisë ndodhet atje në kuadër të samitit të aleancës euroatlantike.
Kryeministri shprehet se folën për Ballkanin Perëndimor dhe investimin në portin e ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, si edhe për përgatitjet e samitit të aleancës në 2027 në Tiranë.
“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.”, shkruan Rama.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani, i Mbrojtjes Pirro Vëngu, drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni dhe Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, do të marrin pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Mbreti Ëillem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima e Holandës, në Pallatin Mbretëror “Huis ten Bosch”.
Kujtojmë që Rutte vizitoi Tiranën më 16 maj teksa mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Komente

Mark Rutte eshte nje Europian i madh, fat per sigurine euroatlantike qe mbane kete pozite.
Përgjigju