TIRANË- Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” nisi ditën e sotme në Shqipëri, ndërsa solli në vendin tonë 24 mijë trupa të NATO-s dhe SHBA-së që deri më datën 22 qershor do të kryejnë stërvitje ushtarake në vendin tonë. Nisja e kësaj stërvitjeje u kremtua me një ceremoni të veçantë në sheshin ‘Nënë Tereza’, ku u ekspozuan mjete ushtarake, e ndërsa të pranishëm ishin Presidenti Barjam Begaj, kryeministri Edi Rama, ambasadorja Yuri Kim, ministri Niko Peleshi. Këtë stërvitje kryeministri Edi Rama e cilësoi si një pikë kulmore për vendin tonë në arenën ndërkombëtare.
“Për herë të dytë kjo stërvitje vë në pah edhe përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona falë mbështetjes së aleatëve amerikanë dhe vendeve të NATO-s. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar dhe sot e ulur në tryezën e këshillit të sigurimit krah për krah me SHBA”, tha Rama.
Për Ramën, stërvitja por edhe ngritja në Shqipëri të bazës së forcave speciale amerikane tregon se vendi ynë mbetet aleat i mirë i SHBA e NATO-s, si edhe kontribuues për sigurinë.
“Jemi në kushtet që një faqe e re e historisë po shkruhet. Ne jemi jo vetëm konsumatorë por edhe kontributorë të posaçëm në këtë aleancë të madhe”, tha Rama.
Presidenti Bajram Begaj e vlerësoi stërvitjen si një kontribut për paqen në botë dhe në rajon në kohën e duhur dhe apeloi për më shumë mbështetje për ushtarakët.
“Kanë ndikim edhe në rajonin tonë të brishtë ku aktorë dashakeqës përpiqen të zgjerojnë influencat e tyre. Ndaj rëndësia e kësaj stërvitje është më e prekshme dhe vazhdueshmëria e saj e nevojshme”, u shpreh Begaj.
Duke kujtuar fjalët e heroit kombëtar shqiptar, Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim theksoi se stërvitja Defender Europe 2023 e gjen Shqipërinë, NATO-n dhe aleatet më të bashkuar se kurrë më parë.
Në dy vite që prej Defender 2021, bota ka ndryshuar, Shqipëria dhe aleatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë. Nuk mund të mos kujtoj fjalët e Skënderbeut, bashkimi bën fuqinë. Që nga Defender 2021, Shqipëria dhe ShBA po bëjnë më shumë se kurrë më parë së bashku. Kemi ngritur dy pranitë e para ushtarake të ShBA në historinë e Shqipërisë”, tha Kim.
Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi e vlerësoi eventin ushtarak si një rast të mirë për aftësimin e forcave të armatosura dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes tyre.
“Synimi ynë është se jemi në gjendje të përballojmë çdo sfidë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, theksoi ai.
Rreth 7 mijë trupa amerikane dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesë në stërvitjen që do të shtrihet në 10 vende të ndryshme evropiane. Në kuadër të stërvitjes rreth 7 mijë pajisje u dërguan nga SHBA për në Evropë ndërkohë që do të angazhohen edhe 13 mijë pajisje të tjera, të nxjerra nga stoqet e të pozicionuara paraprakisht.
Sipas Pentagonit, “Defender Europe 2023” është krijuar për të demonstruar aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa dhe pajisje të besueshme luftarake për të siguruar aleatët, për të penguar ata që do të kërcënonin paqen e Evropë dhe të mbrojë kontinentin nga agresioni. Kujtojmë që të njëjtën stërvitje Shqipëria e priti edhe dy vite më parë.
Në fund të aktivitetit për nisjen e stërvitje ushtarake Defender Europe 2023, tërhoqi vëmendjen prania e drejtueses së re të SHISH, Vlora Hyseni. Prej gati dy muajsh, Hsyeni mori drejtimin e SHISH, ndërsa kjo është një ndër daljet e para publike në aktivitete të kësi lloji.
Pas përfundimit të aktivitetit, krerët më të lartë të shtetit u afruan për të diskutuar me Hysenin, që nga presidenti Bajram Begaj, te kryeministri Edi Rama, por edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Presidenti Begaj ka përshëndetur stërvitjen Defender 2023. Kreu i shtetit e cilësoi si një sfidë të cilën Shqipëria ja ka dalë të triumfojë. Më tej ai inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë e mbrojtjes dhe sigruisë së vendit të tyre,
“Dy vite me parë, kur nisëm punën për stërvitjen Defender Europe 2021, e dinim se sfida ishte tepër e madhe për kapacitetet e vendit tonë. E megjithatë ne arritëm të tregojmë se dimë të ngrihemi me përgjegjshmëri në lartësinë e detyrës dhe se Shqipëria jonë e vogël, në fakt, rreh më shumë se pesha e saj. I dashur Gjeneral Wickmann, Më vjen shumë mirë, që mblidhemi përsëri në Shqipëri, për t’ju konfirmuar edhe njëherë mbështetjen tonë të palëkundur dhe gatishmërinë e vendit tonë për të intensifikuar gjithmonë e më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Defender Europe lindi si një stërvitje për të rritur kapacitetet mbrojtëse të Aleancës në rast konflikti a kërcënimi. Me agresionin e padrejtë rus në Ukrainë, realiteti i sotëm gjeopolitik është tërësisht ndryshe nga ai i dy viteve më parë dhe situata e sigurisë është bërë tejet më komplekse. Këto ndryshime kanë efekte të ndjeshme edhe në rajonin tonë të brishtë të Ballkanit Perëndimor, ku aktorë dashakeqës që nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne, përpiqen të zgjerojnë influencat e tyre. Prandaj dhe rëndësia e kësaj stërvitje është sot më e prekshme se kurrë dhe vazhdueshmëria e saj më se e nevojshme.
Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizues ne Ballkan dhe eksportuese e sigurisë në rajon e më gjerë. Padyshim meritat për këtë i takojnë secilit prej burrave dhe grave në uniformë që shërbejnë në Forcat tona të Armatosura dhe nderojnë dhe lartësojnë çdo ditë flamurin e Shqipërisë. Ju jeni një shtyllë e rëndësishme e shoqërisë sonë dhe mirënjohja për angazhimin dhe profesionalizmin tuaj nuk mund të shprehet mjaftueshëm. Unë ndihem krenar, që kam qenë njëri prej jush; e në pozitën time si Komandant i Përgjithshëm inkurajoj qeverinë të shtojë akoma më shumë mbështetjen për Forcat e Armatosura dhe kontributin e Shqipërisë në NATO.
Çdo investim më shumë drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, është një investim më shumë drejt stabilitetit; është një investim për të garantuar një të ardhme më të paqtë të brezave të rinj, të cilët kurrësesi nuk duhet të përballen me pasojat shkatërruese që sjellin konfliktet. Koha për të marrë përgjegjësitë tona është tani dhe reagimi duhet t‘i përgjigjet sfidave aktuale. Ju faleminderit të gjithëve për përkushtimin. Kur të rishihemi përsëri pas dy vitesh për Defender Europe 2025, uroj vetëm që situata globale e sigurisë të jetë më e qetë, sepse nuk kam pikë dyshimi, që Shqipëria do vazhdojë gjithnjë të mbrojë vlerat e paqes dhe unitetit, duke qëndruar gjithnjë krah-për-krah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë të NATO-s. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe miqtë tanë!’- tha Begaj.
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e nisjes së stërvitjes ushtarake Defender Europe 2023 tha se kjo stërvitje tregon se Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA dhe NATO
“Kjo stërvitje na rikujton se pavarësisht gjuhës që flasim, pavarësisht flamurit jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me ato vlera dhe parime të cilat janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh. Të gjithë së bashku jemi të imponuar nga historia dhe ardhmëria jonë që të funksionojë në unitet të plotë. Vitin e shkuar erdhi lajmi i mirë për ngritjen e shtabit të bazës së forcave operacionale, dëshmon se Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA dhe NATO, por Shqipëria bëhet hap pas hapi një pikë e palëvizshme referimi në kontinentin tonë. Me aeroportin e Kuçovës, që do jetë në funksion si bazë e re operacionale e NATO-s dhe shpresojmë që edhe me portin, që do ketë të njëjtët komponentë, duke funksionuar si bazë operacionale e NATO-s për forcat detare, një faqe e re e historisë sonë po shkruhet dhe në këtë faqe të re ne jemi jo vetëm konsumatorë por edhe kontributorë në këtë aleancë të madhe. Me një falënderim për të gjithë ju që jeni angazhuar në këtë stërvitje dhe mirënjohje për aleatët tanë strategjikë, ju uroj çdo të mirë, mbarësi dhe vetëm sukses në këtë përpjekje të përbashkët, për diçka pa të cilën ne nuk do të ishim ata që kemi kërkuar gjithmonë të jemi”, tha Rama.
Kryeministri Rama në nisje të fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së stërvitjesh së përbashkët Defender Europe 2023 tha se Shqipëria sot është më lart se kurrë në aspekt të respektit ndërkombëtar.
“Shqipëria ka nderin të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë. Ky është një privilegj i posaçëm për Forcat tona të Armatosura, që janë pritëse dhe pjesëmarrëse. Për herë të dytë kjo stërvitje vë në pah përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona ushtarake falë edhe mbështetjes së aleatëve tanë amerikanë dhe të tjerë të vendeve të NATO-. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar. Sot është ulur në KS të Kombeve të Bashkuara si bashkëpembajtëse për çështjen e Ukrainës. Kjo është përgjegjësi e jashtëzakonshme, që vë në duke çfarë pjekurie dhe zhvillimi ka arritur vendi ynë”, tha Rama.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka përshëndetur stërvitjen Defender Europe 2023 ku ka shprehur se kjo stërvitje tregoi se bashkëpunimi me SHBA tregon se funksionojmë shume mirë së bashku. Më tej, Peleshi u shpreh se synimi i Shqipërisë është të tregojë se është në gjendje të përballojë çdo sfidë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Stërvitje e jashtëzakonshme që na bën të ndihemi krenar. Shpresojmë që këto stërvitje të kthehen në traditë në përballjen me situatat që mund të rrezikojnë paqen. Stërvitja ka natyre mbrojtëse dhe fokusohet në përgatitjen e përbashkët për të përballuar krizat. Defender zhvillohet në një kohë krize dhe të vështirë teksa kufijtë po kërcënohen para sulmit të paprecedente të sulmit brutal rus në Ukrainë. Ukrainë meriton mbështetjen tonë.
Shqipëria ka partneritet të fortë me Amerikën në fushën e sigurisë dhe mbrojtës, gjë për të cilën ne jemi shumë krenar. Sot po përballojmë detyra drejtuese, koordinuese. S’është hera e parë që kolegët tanë stërviten me partneritetin tanë, por është një profesionalizëm i madh i tyre. Synimi ynë është se jemi në gjendje të përballojmë çdo sfidë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Vendet e Ballkanit perëndimor mbeten të palëkundura drejt rrugës euroatlantike. S’ka asnjë dyshim që këta popuj aspirojnë të bëhen pjesë e BE.
Bashkëpunimi i ngushtë tregoi se ne mund të funksionojmë së bashku shumë mirë.
Më vjen mirë që kjo stërvitje na la mundësi të provojmë veten para partnerëve dhe qytetarëve tanë.
Ndihuni si në vendin tuaj, shijoni mikpritjen shqiptare dhe kthehuni sërish.”
Ambasadorja Yuri Kim ishte e pranishme në aktivitetin për nisjen e stërvitjes ushtarake Defender 2023. Yuri Kim tha se kjo stërvitje tregon se SHBA së bashku me vendet aleate mund të kryejnë çdo mision. Kim citoi edhe fjalët e Skënderbeut, duke thënë se bashkimi bën fuqinë.
"Ky është një moment i jashtë, jemi me fat që kemi këtu, në një shesh të përdor nga një diaktat brutal i përkushtuar për ta izoluar Shqipërinë nga bota, shqiptareve u tha se SHBA ishin armiqtë e tyre. Shikoni përreth jush, një Shqipëri e ndryshuar dhe kjo është historike, ja ku jemi në një Shqipëri demokratike, të rrethuar nga burra dh egra me uniformë nga SHBA Shqipëria e partnerët ndërkombëtare, jemi këtu si aleat miq dhe partner, amerikanë dhe shqiptarë që qëndrojnë krah për krah, dikur të ndarë veçmas, tani aleatë të NATO-s dhe partnerët më të afërt ushtarak. Në dy vite që prej Defender 2021, bota ka ndryshuar, Shqipëria dhe aleatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë. Nuk mund të mos kujtoj fjalët e Skënderbeut, bashkimi bën fuqinë. Që nga Defender 2021, Shqipëria dhe ShBA po bëjnë më shumë se kurrë më parë së bashku. Kemi ngritur dy pranitë e para ushtarake të ShBA në historinë e Shqipërisë. Defender 2023 do të na tregojë se së bashku me aleatët dhe partnerët ne mund të kryejmë çdo mision, për burrat dhe gratë me uniformë ju falënderoj për shërbimin që zgjidhët të mbroni vendin tuaj, të na mbroni ne. Jemi krenar që e quajmë Shqipërinë aleate dhe mike", tha Kim.
Gjenerali amerikan Micheal Wickman ka përshëndetur angazhimin e Shqipërisë në fushën e sigurisë. Ai tha se këto mundësi dhe partneriteti i Shqipërisë me Amerikën janë të shkëlqyera për të promovuar paqen në vend.
“Në emër të gjeneralit Williams, jam i nderuar që kthehem për stërvitjen defender që organizohet nga partneri dhe miku ynë Shqipëria. Shqipëria ka angazhuar trupa për Avganistan, kosoveë, Bosnjës dhe Irak. Vitin e shkuar Shqipëria mirëpriti prezencën amerikane në vend, së fundmi kjo stërvitje ofron mundësi të shkëlqyera për Shqipërinë për të promovuar vlerat e vendit.
Mezi presim që të vazhdojmë angazhimin me Shqipërinë në të ardhmen për paqen dhe sigurinë duke na bërë më të sigurt të gjithë ne.”- tha gjenerali. Michael D. Wickman
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së stërvitjes Defender Europes 2023 tha se kjo stërvitje tregon vëmendjen e NATO për të qenë bashkë në sfidat.
“Faleminderit për praninë tuaj në këtë ditë të veçantë për hapjen e stërvitjesh, në veçanti falënderim për aleatin tonë strategjik SHBA-të. Defender Europe 23 është një stërvitje që drejtohet nga SHBA, e cila qëndron qartazi angazhimin e SHBA dhe NATO-s si mbrojtës të demokracive. Të qëndrojmë së bashku kundër kërcënimeve të mundshme, dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe unitetit. Kjo stërvitje na mundëson forcimin e kapaciteteve tona. Mesazh për kundërshtarët tanë të mundshëm që ne jemi të përgatitur dhe të bashkuar për të përballuar sfidat e përbashkëta”, tha Kingji.
TE THEMI-NATO PO...POR LECKA AMERIKANE NE KRAH TE FLAMURIT TE SHENJTE SHQIPETAR-JO....AJO LECKE E KA VENDIN NE MES LECKAVE TE TJERA.
PërgjigjuNdryshe e ke ëndrruar ti , po jo më NATO-n, por më bllokun Putinist…!!! Fjalët Tua sot jan sa për sy e faqe, Alianca e din Kush je dhe e din për Ken ti punon…!
PërgjigjuIk o se lam , me keto qe thua .