Universiteti Politeknik i Tiranës

Sociale

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar! Degët më të preferuara ato të mjekësisë dhe IT

6 Tetor, 07:29| Përditesimi: 6 Tetor, 08:42

  • Share

Sot nis viti I ri akademik. Deri më tani janë regjistruar afro 20 mijë maturantë, të cilët tyre kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës për të ndjekur studimet.

Me prioritet këtë vit janë parë degët që lidhen me fushën e shëndetit, IT dhe inxhinieritë në përgjithësi të ndjekura nga programet ekonomi-financë.

Ndërkohë kotat në degët e mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë dhe arkitekturës tek Universiteti Politeknik i Tiranës, janë plotësuar 100%, gjithashtu dhe degët e IT. Kuotat gjithashtu janë plotësuar edhe tek 2 Akademitë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe e Rendit.

Regjistrimet në publik janë 75%, ndërsa te privati 25%.

Procesi I regjistrimit do të vijojë deri me 8 tetor, ku edhe përfundon raundi I dytë. Pas kësaj datë do të ketë edhe një javë tjetër regjistrimesh, që konsiderohet raundi I lirë, ku maturantët që kanë mbetur pa një degë mund të regjistrohen të fakultetet që kanë kuota të lira.

Lajmi në përditësim...

Ora 08:05
Viti i ri akademik me konvikte të reja, kryeministri Rama poston fotot nga Qyteti i Studentit

 

Në nisje të vitit të ri akademik, kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga godinat e reja në Qytet Studenti ku do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës.

Këto godina kanë rritur kapacitetin e studentëve të akomoduar me rreth 700 vende më shumë sesa në vitin e kaluar.

“MIRËMËNGJES

dhe nga Qyteti Studenti, ku me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij në facebook.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?