Nis të hënën Festivali për Të Drejtat e Njeriut në Shqipëri me 37 filma, në fokus rinia e lufta në Ukrainë

16 Shtator 2022, 19:22| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 19:26

  • Share

Kinematografia si mjet ndërgjegjësues, Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, rimerr misionin e saj e ngre siparin të hënën në orën 19.00.

 “18 vite më parë kur ne e nisëm këtë Festival, ishte një kohë tjetër për Shqipërinë, por ende ka probleme e vështirësi për të cilat duhet të diskutojmë. Dhe ky Festival Filmi është një tribut për komunitetin shqiptar dhe të drejtat e tyre”, thotë Theodore Orlin President Nderi i Filmit.

“Një ngjarje e cila ka një rëndësi të madhe edhe për vendin tonë sepse gjithmonë  të drejtat e njeriut mbeten për tu elaboruar më tej, në mënyrë të tillë që të arrihen standardet e të nevojshme për ne të gjithë”, thotë kineasti Kujtim Çashku, drejtor i festivalit.

Në këtë edicion të 17-të, siç prezantohet në ambientet e “Marubit”, fokusi vihet tek “Rinia dhe të Drejtat e Njeriut”.

“Një vend të rëndësishëm në format e komunikimit zë bota virtuale. Ata që e frekuentojnë më shumë janë të rinjtë, kështu që kanë një fushë më  shumë të hapur për të hapur çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë se sa kaq”, thotë Çashku.

Publikut vendas, do ti jepet mundësia të shikojë disa filma premierë në Shqipëri.

“Siç e dini ato shfaqen këto ditë në kuadër të Festivalit dhe nuk rijepen sërish”, thotë regjisori duke ftuar spektatorin ti bashkohet kësaj ngjarje kinematografike.

Luftës në Ukrainë, i dedikohet një hapësirë e veçantë, përmes shfaqjes së 5 filmave nga ky vend.  Për këtë vit janë përzgjedhur 37 filma nga 3200 që kanë aplikuar, mes të cilëve produksione  si “Blanche” për të nxitur diskutimin mbi trafikun e qenieve njerëzore, “Deaf”, për sensibilizimin mbi të rinjtë me aftësi ndryshe e të tjerë, ndërsa nga kineastët shqiptarë do të shfaqet filmi i Flonja Kodhelit “Ka me kalue” dhe “Mbjellja e Pemëve” e Fabio Seferit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?