Kronikë

Nis trajnimi i 27 hetuesve të BKH-së, ambasada italiane: Forcojmë bashkëpunimin policor

7 Qershor 2021, 16:22| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 16:49

  • Share

Nis trajnimi i 27 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit nga DIA italiane (Drejtoria e Antimafias). Hetuesit e BKH, pjesë e SPAK, janë një strukturë e re e krijuar për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.  Hetuesit e BKH-së marrin pjesë, në Romë, në një javë të ngjeshur formimi, të financuar e të organizuar nga Projekti i BE-së i drejtuar nga Italia, PAMECA V, nën kujdesin e Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Drejtorisë Hetimore të Antimafias pranë Departamentit të Sigurisë Publike të Italisë. Për trajnimin Ambasada Italiane shprehet  se kjo do të shërbejë për të forcuar bashkëpunim policor me vendeve.

Në nisje të trajnimit ishin të pranishëm prefekti Vittorio Rizzi,  Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike Maurizio Vallone, drejtori i DIA-s, Kreu i SPAK Arben Kraja dhe Drejtoriaj e BKH-së, Aida Hajnaj.

Më 3 qershor Ambasadori i Italisë në vendin, Fabrizio Bucci zhvilloi një takim me 27 hetuesit e BKH-së, ku përmendi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit dypalësh mes të dy vendeve në sektorin e policisë kriminale dhe të bashkëpunimit gjyqësor, duke vënë theksin në rezultatet e shkëlqyera të arritura në ndalimin dhe arrestimin e personave në kërkim si dhe në veprimtaritë e përbashkëta përmes mekanizmit të skuadrave të përbashkëta (JIT joint investigation teams).

Mes Italisë dhe Shqipërisë ka pasur gjithmonë një marrëdhënie intensive bashkëpunimi me Shqipërinë, jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike, por për rrënjët e përbashkëta kulturore dhe praninë e komunitetit shqiptar në Itali.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?