Nis trajnimi i 4 mijë mësuesve në gjithë vendin, Rama: Efektiv për aftësitë dixhitale dhe metodat e mësimdhënies

27 Mars, 08:31| Përditesimi: 27 Mars, 10:05

  • Share

TIRANË- Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve ka nisur zbatimin. Fillimisht është nisur me trajnimin e mësuesve me metodat më efektive të mësimdhënies në Durrës, Tropojë, Elbasan e Korçë. Ky program do të shtrihet në të gjithë vendin, ndërsa kryeministri Edi Rama thotë se do trajnohen mbi 4 mijë mësues të arsimit fillor si dhe mësuesit e Gjuhës Shqipe, Matematikës dhe Shkencat e Natyrës.

Programi parashikon që deri në vitin 2025, mbi 16 mijë mësues do të trajnohen me metodat efektive të mësimdhënies.

“Mirëmëngjesi dhe me fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Vetë mësueset i kanë mirëpritur këto trajnime duke thënë se janë efektive dhe ndikojnë në përmirësimin e arsimit fillor.

“Ishte mjaft i nevojshëm ky trajnim, pasi lënda e Matematikës i vlen nxënëseve gjatë gjithë jetës.

Dhe ne që kemi kaq vite në punë mësojmë me këto metoda të reja.

Si mësuese e re në arsim mendoj që trajnimet janë mjaft frytdhënëse

Trajnimi ndikon në përmirësimin e arsimit fillor”, shprehen mësuesit.

Programi po mbështetet nga 7 universitete publike të njohura për ekselencën në formimin e mësuesve, duke përfshirë Universitetin e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Vlorës, Gjirokastrës, dhe Shkodrës, si edhe nga 130 trajnerë dhe pedagogë. Këto institucione ofrojnë trajnime të specializuara në Matematikë, Shkencë, Gjuhë, dhe për Arsimin Fillor, duke përgatitur mësuesit për sfidat e mësimdhënies në epokën digjitale.

Pedagogë dhe trajnerë të zgjedhur për ekspertizën e tyre po japin një mbështetje të vazhdueshme dhe të personalizuar për mësuesit, duke garantuar një zhvillim profesional cilësor dhe të orientuar drejt praktikës. Ky program synon të revolucionarizojë sistemin arsimor përmes përgatitjes së mësuesve me metodologji inovative të mësimdhënies dhe teknologji të avancuara dhe nxit një ndryshim thelbësor në mënyrën se si mësohet dhe sesi mësimdhënia duhet të praktikohet.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?