Sociale

15 mijë punonjës shëndetësorë marrin vaksinën e gripit, epidemiologu: Kujdes edhe nga Covid-19, ka rritje të rasteve (VIDEO)

25 Shtator, 12:57| Përditesimi: 25 Shtator, 14:57

  • Share

Shqipëria ka siguruar 280 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal që do të ofrohen falas për të gjithë grupet e rriskut.

Artan Simaku, epidemiolog në ISHP i ftuar sot në ‘ Sot Live në Shqipëri theksoi rëndësinë e vaksinimit duke nënvizuar se deri tani janë vaksinuar 15 mijë punonjës shëndetësorë.

“Ky vaksinim është mbi të gjitha për fëmijët e vegjël mbi 5 vjeç, të rriturit mbi 65-vjeç dhe gratë shtatzëna dhe të gjithë personat e tjerë që kanë sëmundje të ndryshme. Nga punonjësit shëndetësorë janë vaksinuar 15 mijë veta. Vaksina është katërvalente, që ofrojnë një mbrojtje sidomos gjatë kësaj periudhe. Vaksinat janë të rekomonaduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, tha Simaku.

Më tej ai shtoi se përpos vaksinës së gripit qytetarët duhet të bëjnë edhe vaksinën për Covid-19.

“Jemi në kohën e duhur që të vaksinohemi. Per personat që kanë sëmundje të tjera shoqëruese duhen të vaksinohen edhe për Covid-19. Ka një shtim të rasteve me Covid që në fillim të korrikut, parashikohet të kemi rritje edhe në javët në vijim. Rastet nuk mund të krahasohen me ato në fillim të pandemisë, por Covid qarkullon gjatë gjithë vitit. Janë të prekur të gjitha grupmoshat, por më të riskuarit janë fëmijët 0-14 vjeç - edhe pse rastet janë të lehta dhe nuk kanë kërkuar shtrim në spital”, tha Simaku.

Në fund të intervistës ai theksoi edhe njëherë rëndësinë e vaksinimit.

"Kohëzgjatja e vaksinës së gripit është mbi 6 muaj. Vaksina të mbron thuajse deri në maj. Vaksinimi të mbron nga format më të rënda të sëmundjes. Periudha më e mirë për tu vaksinuar është gjatë periudhës shtator-tetor, nënvizoi ai teksa shtoi se qytetarët asnjëherë nuk janë vonë për tu vaksinuar.

Për herë të parë këtë vit vaksina kundër gripit mund të rezervohet edhe online përmes platformës e-Albania. Këshillat e mjekëve janë që vaksinimi të kryhet edhe për këtë virus, madje edhe paralelisht me vaksinën antigrip.

Xh.K/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?