Nis vaksinimi kundër gripit, Manastirliu: 368 mijë doza gati! Të parët e marrin mjekët (VIDEO)

30 Shtator 2020, 14:18| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 14:38

  • Share

Vaksinimi kundër gripit ka nisur më herët se vitet e kaluara.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se janë siguruar 368 mijë doza vaksine që do të vendosen në dispozicion të grupeve më të rrezikuara.

Fillimisht do të vaksinohen personeli mjekësor e më pas popullsia.

Manastirliu ishte në Poliklinikën Qëndrore në Tiranë ku u shpreh se masat e marra për vaksinimin është pjesë e strategjisë vjeshtë-dimër për përballimin e situatës.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?