Parku i Divjakës është një prej vendeve të shpendëve shtegëtarë. Temperaturat po ulen dhe këta zogj që qendrojnë tranzit në Lagunën e Karavastasë do të largohen në drejtim të Afrikës.
Internacional Bird Watching në bashkëpunim me Drejtorinë e Zonave të Mbrojtura po realizojnë një mini-census, ku bëhet numërimi i shpendëve të lagunës.
“Po ndërgjegjësojmë për shpendët shtegtarë. Jemi të ndarë në dy grupe. Në Nartë do shkojmë më vonë. Jemi munduar të mbulojmë pjesën e Adriatikut. Eventi është i hapur. Gjithkush është i ftuar. Ne po bëjmë një numrim. Është për shpendët shtegtarë. Emigratorë. Veruan në Shqipëri, por tashi do shkojnë në kontinenhtin afrikan pasi është ftohtë këtu. Nëse dimri do jetë i fortë ne do kemi më shumë shpend në lagunën tonë”, thotë Erald Xeka, nga shoqata e Orintologëve të Shqipërisë.
“Janë të gjithë me sy drejt qiellit. Ndjekin magjin e imigracionit të shpendve. Jemi pikërisht në periudhën e migracionit. Lëvizja e tyre është nga vendet e ftohta në të ngrohta. Jmei pikërisht në një prej rrugëve të migracionit. Sot është dita e parë. Nesër presim grupe të tjera", thotë Ardian Koçi, drejtori i AZDM Divjakë.
Java ndërkombëtare e vëzhgimit të zogjve shtegëtarë do të vijojë në të gjitha zonat e mbrojtura të jetës së egër në vendin tonë.