Viti i ri shkollor 2025-2026 ka nisur këtë të hënë edhe në shkollat e Qarkut të Lezhës, por ndryshe nga çdo vit tjetër, institucionet arsimore kanë zgjedhur të qëndrojnë në heshtje.
Hasan Muca, Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Lezhë dhe as Zyrat vendore ne Kurbin e Mirdite nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me numrin e nxënësve që janë ulur sot në bankat e shkollës, numrin e institucioneve arsimore që kanë hapur dyert, apo problematikat që shoqërojnë këtë fillimviti shkollor.
Prej tre ditësh gazetarët kanë kërkuar zyrtarisht një përgjigje nga drejtuesit e arsimit në Lezhë, por interesimi i tyre është lënë pa përgjigje. Madje këtë të hënë, në ambientet e Drejtorisë nuk është gjetur asnjë punonjës, çka e bën edhe më te rende mungesën e transparencës.
Në një kohë kur shpopullimi dhe ulja e numrit të nxënësve është një realitet i prekshëm në shkollat e qarkut, heshtja e institucioneve të arsimit ngre pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si po menaxhohet një prej sektorëve më jetikë për të ardhmen e fëmijëve.
Lajmi kryesor:
Vëzhgim/ Shpopullimi ‘zbras’ shkollat e fshatrave! Bie numri edhe në qytete, më pak fëmijë në klasë të parë
K.M/SI.E./ReportTv.al