Demokratët e qarkut të Lezhës kanë nisur sot votimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme, të propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
Në rang qarku jane 31 emra per t'u votuar, ku pjesën më të madhe e ka Lezha me 16, 8 dhe Kurbini.
Procesi në Lezhë po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa nga ana tjetër shihet një interes i lartë i anëtarësisë për të votuar.
Më poshtë emrat sipas degëve të qarkut Lezhë në procesin që është vlerësuar si në ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.
LISTA E PLOTË:
1. Alketa Marku
2. Altin Mema
3. Anila Frroku
4. Arben Ndoj
5. David Syku
6. Dod Zhuba
7. Franga Hila
8. Gjok Vuksani
9. Gjovalin Gjeloshi
10. Lindita Metaliaj
11. Petrit Marku
12. Roza Hila
13. Salvador Kaçaj
14. Sevelian Kosova
15. Silvana Kolziu
16. Sokol Ndoka
Dega Mirditë:
1. Albert Melyshi
2. Aleksander Lala
3. Alfred Duka
4. Dorian Gjomarkaj
5. Everest Dedaj
6. Gjergj Prenga
7. Gjon Pjetri
Dega Kurbin:
1. Andon Frrokaj
2. Elton Laska
3. Genc Doci
4. Indrit Vokshi
5. Kastriot Prend Piroli
6. Lindita Toma
7. Luigj Isufi
8. Marjan Tuci
Sot demokratët e qarkut të Lezhës kanë nisur votimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme, por ajo që bie në sy në listën me 31 kandidatë të propozuar është mungesa e ish-kreut të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.
Ky përjashtim i tij nga lista e PD lidhet padyshim me vendimin e Gjykatës, e cila disa ditë më parë e dënoi me 4 vite burg për tjetërsimin e pronave në zonën e "Ranës së Hedhun" në Shëngjin.
Ndonëse pas vendimit të Gjykatës PD i doli në mbrojtje ku tha se ai ka bërë një punë të shkëlqyer, përsëri s'e ka futur në listë. “Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri”, thuhej në një reagim të numrit dy të PD, Gazment Bardhi.
Report tv mëson se Frrokaj është propozuar nga baza por nuk është pjesë e emrave që do të votohen sot nga emokratët e qarkut Lezhë.
Pra si duket ky vendim ka bërë që PD të përjashtojë nga lista një prej njerëzve që ka pasur rol kyç në mbeldhjen e votave që kjo parti ka marrë në qarkun e Lezhës vite më parë.
Ndonëse më herët ka qenë një bastion i të djathtës, në 2017 në qarkun e Lezhës PD mori vetëm 3 mandate, duke shënuar një rënie të ndjeshme.