Foto ilustruese

Nis zbatimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kanadanë! 40 mijë shqiptarëve ju njihen vitet e punës

1 Gusht 2022, 19:17| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 19:25

  • Share

Nga sot, 1 gusht ka nisur zbatimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kanadanë. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj bën me dije se rreth 30-40 mijë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Kanada pritet të përfitojnë.

Kjo marrëveshje është ratifikuar në vitin 2019 dhe synon trajtimin e barabartë të qytetarëve dhe njohjen e vjetërsisë në punë. Në bazë të marrëveshjes asnjë qytetar nuk do të humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht se ku ka punuar.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe eksporti i pensioneve, që do të thotë që pensioni do t’ju paguhet qytetarëve shqiptarë në vendin që do të zgjedhin të jetojnë. Kështu, shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, duke mos humbur asnjë të drejtë.

‘Nis sot në 1 Gusht 2022 zbatimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kanadanë. Rreth 30-40 mijë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në këtë vend pritet të përfitojnë. Kjo marrëveshje e ratifikuar në vitin 2019 synon trajtimin e barabartë të qytetarëve dhe njohjen e periudhave të vjetërsisë në punë”, shkruan Ibrahimaj.

Nënshkrimi përfundimtar i kësaj marrëveshjeje erdhi pas një periudhe të gjatë negociatash për njohjen reciproke të skemave të sigurimeve shoqërore dhe hartimit të marrëveshjeve administrative, duke nisur që prej vitit 2013.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Kanada, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Kanadasë si edhe u trajtuan disa çështje me interes të ndërsjellë si dhe u theksua vullneti i përbashkët i të dy vendeve tona për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dy dhe shumëpalësh.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dajti: 01/08/2022 23:42

    Pyetje Ne Kanada njerzit kur dalin ne pension marrrin disa lloje pensionesh. Te pakten 3 pensione Canadian pension Plan CPP, old age pension dhe pensionin nga puna. Eshte ky ligj per te gjitha llojet e pensioneve apo vetem per pensionin nga puna

    Përgjigju
    • Lavdosh: 02/08/2022 12:04

      Ky duhet te perfshije vetem CPP. Group Pension Plans (RRSP ect) paguhen sipas planit qe beni me firmen qe manaxhon keto fonde dhe jane kontobutet tuaja direkte OAS (Pensioni i pleqerise) jepet vetem per pensionistet qe jane rezidente ne Kanada dhe jepet vetem si supplement ne rast se ardhurat jane poshte nje limiti te caktuar

  • Kol: 01/08/2022 22:50

    Bravo, do paguajmë kontribute edhe për emigrantët në Kanada, ju lumtë!

    Përgjigju
    • Burgajeti: 02/08/2022 02:27

      O qupi Lol! Eshte djersa e punes te tyre dhe surrati yt nuk paguan asnje qindarke..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?