Marina Calderone dhe Olta Manjani

Sociale

Nga muaji qershor 2025 nis zbatimi, Shqipëria firmos në Romë marrëveshjen administrative për pensionet

11 Prill, 20:32| Përditesimi: 11 Prill, 20:59

  • Share

Nga muaji qershor i këtij viti do të nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë.

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur së fundmi marrëveshjen administrative që i hap rrugë zbatimit të saj dhe përfitimeve konkrete për pensionet për qytetarët shqiptarë dhe italianë, duke filluar nga muaji qershor i këtij viti.

Kjo marrëveshja është firmosur në Romë, Itali nga zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani dhe Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale në Itali, Marina Calderone.

Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë. 

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë  më 6 shkurt 2024 nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Nga marrëveshja pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali prej më shumë se 30 vitesh. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?