Nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, sa do të kushtojnë dhe sa do të zgjasin punimet! Nga 90 km shpejtësia në 130 km/orë! Pamjet me dron

14 Tetor, 08:17| Përditesimi: 14 Tetor, 20:11

  • Share

Tiranë- Prej disa ditësh kanë filluar punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Ky projekt ambicioz pritet të kushtojë 34 milionë euro dhe synon të zhbllokojë një nga arteriet kryesore të transportit në vend, duke ofruar më shumë komoditet dhe siguri për udhëtarët.

Punimet do të shtrihen përgjatë një segmenti gjashtë kilometra, nga kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit.

Zgjerimi do të përfshijë shtimin e tre korsive hyrëse dhe tre korsive dalëse, duke reduktuar presionin e trafikut që shpesh shfaqet në këtë rrugë, veçanërisht gjatë muajve të verës kur lëvizja arrin në nivele të larta prej 90 000 deri në 130 000 automjete në ditë.

Projekti pritet të përfundojë brenda dy viteve të ardhshme. Gjatë kësaj periudhe, nuk është parashikuar bllokimi i autostradës, por do të ketë kufizime të shpejtësisë së lëvizjes, me qëllim ruajtjen e sigurisë së ndërtimit dhe të udhëtarëve.

Aktualisht, shpejtësia e lejuar në këtë segment është deri në 90 kilometra për orë, një kufizim që do të rritet në 130 kilometra për orë pas përfundimit të zgjerimit.

Pjesë e këtij projekti është zhvendosja e bimëve ekzistuese nga sfondi i autostradës drejt parkut të liqenit artificial, duke siguruar kështu jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës por dhe ruajtjen e gjelbërimit urban.

Ora 08:38
Veliaj: Të gjitha pemët e zhvendosura nga autostrada Tiranë-Durrës do të mbillen në Parkun e Liqenit dhe pika të tjera (VIDEO)

 

Ka nisur zhvendosja e pemëve në kuadër të zgjerimit dhe rindërtimit të autostradës Tiranë-Durrës. Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar video nga ky operacion që garanton ruajtjen e mjedisit gjatë punimeve të infrastrukturës. Pemët që po hiqen nga zona e punimeve do të mbillen në Parkun e Liqenit Artificial dhe në disa pika të tjera të qytetit.

“Me fillimin e punimeve për zgjerimin dhe rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, ka nisur zhvendosja e të gjitha pemëve , të cilat do të mbillen në hapësirat e Parkut të Liqenit Artificial dhe në disa pika të tjera.

Shiko këtë video për të mësuar më shumë”, thekson Veliaj.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meti Tirane: 15/10/2024 11:24

    Zgjerimi i autostradës me tre korsi për sens eshte i nevojshme pasi lehteson trafkun, kuresen energjine dhe kohen, per Arportin e Rinasit dhe akset Veri - Jug, por mbetet Problematke hyrja tek ish sheshi Shqiponja, ku ngushtohet rruga me nje korsi nga ndertimet pa kriter te kopmleksit pallateve te Saje Qorrit dhe kunatit te tije.

    Përgjigju
  • Real: 14/10/2024 21:16

    Zgjero autosttaden por hyrja per ne laprake dhe qender nga 6 behet me dy korsi se e ka zene pallati i Saje Qorrit.

    Përgjigju
  • Vini: 14/10/2024 15:20

    Vendos pemë dhe heq pemë! Punë e rehatshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?