Në qershor të këtij viti, qeveria depozitoi në Kuvend dy projektligje për trajtimin dhe statusin e punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror, institucionin kryesor të sekreteve në Shqipëri, për garantimin e sigurisë kombëtare. Nisma ligjore për statusin e punonjësve të SHISH u miratua nga Kuvendi para mbylljes së punimeve në korrik, ndërsa projektligji për trajtimin financiar pritet të miratohet gjatë sesionit të ri. Nisma e fundit për trajtimin financiar parashikon mundësinë e daljes në pension të parakohshëm të punonjësve të SHISH, të cilët kanë mbushur moshën 57 vjeç si dhe ata që kanë 25 vite vjetërsi shërbimi.
Punonjësit që kanë mbushur moshën 57 vjeç, u ndërpritet karriera në SHISH dhe përfitojnë 50 % të pagës mujore neto deri kur të mbushin moshën e pensionit, me kusht që të aktivizohen pranë SHISH deri në 700 orë në vit, në të kundërt humbasin gjysmën e pagës. Shqiptarja.com ka mësuar numrin e punonjësve të SHISH që dalin në pension të parakohshëm nëse Kuvendi e miraton projektligjin e qeverisë. Konkretisht, nga 998 punonjës që ka aktualisht SHISH-it, 75 punonjës parashikohet të dalin në pension të parakohshëm vetëm gjatë vitit 2020. Mes 75 njerëzve të SHISH, 12 janë drejtues të degëve të institucionit të sekreteve, dy zëvendësdrejtorë, 50 inspektorë dhe 11 nëninspektorë.
Ndërkaq, me miratimin e nismës ligjore, deri në vitin 2030, në pension të parakohshëm do të dalin edhe 69 punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror. Dalja në pension të parakohshëm bëhet me kërkesë të punonjësit ose kërkesë të drejtorit të SHISH dhe miratohet nga një Komision i Posaçëm. Por, dalja në pension të parakohshëm nuk është me dëshirë, pasi parashikohet e drejta e kreut të SHISH për të shkarkuar punonjësit mbi 57 vjeç dhe ata që kanë 25 vite vjetërsi shërbimi. Ndërkaq, sipas qeverisë, miratimi i këtij projektligji është i domosdoshëm për faktin se, detyrat institucionale që ligji i ngarkon, kryesisht Shërbimit Informativ të Shtetit, janë të një rrezikshmërie e vështirësie shumë të lartë në raport me detyrat institucionale që kanë strukturat tjera shtetërore.
Tebela me numrin e punonjëve të SHISH që do dalin në pension të parakohshëm
Edhe ne kete institucion ka shume te paafte e te paturpshem qe nuk lene gure pa levizur per te perfituar pozicione drejtuese te pamerituara. Te vjene per te vjellur kur mendon qe imazhi i SHISH sot jane individ si Q.D, SH.GJ e ndonje tjeter i sojit te tyre.
PërgjigjuKeta duhet te largohen te gjithe. Institucioni me i korruptuar ne Shqiperi. Pjesa me e madhe sigurimsa ose bashkpuntor Sigurimi. Te gjithe jane te rekomanduar nga politika dhe shfrytezohen aipas rastit. Per te mos fol se sa aty brenda punojne per agjentura te huaja.
PërgjigjuQysh në kohë të komunizmit punonin për të huajt, njëherë për Rusinë, Jugosllavinë, Kina,Anglia, tani për Amerikën, dhe Evropën, njerëzit më të ulët në botë, edhe jashtë shtetit të njëjtat metoda përdorin. Më shpresa t'u shpifen sëmundje pa shërim këtyre tradhtarëve.
Nuk eshte habi kjo qe po ndodh veshtire te dalin njerezit ne pension me kete klase politike. Kjo eshte fatkeqsi kombetare. Per te vjedhur dhe vrare shqiptaret politika shqiptare nuk njeh moshe. Kjo eshte nje pergatitje per te vene beniaminet politike ne sherbim. Por fatkeqsia shqiptare eshte se politika nuk ka nje vizion te qarte per administraten dhe kjo sjell pasoja ne aspektin social dhe njerezor. Sikurse perben nje shkelje te rende te lirive dhe te drejtave te njeriut. Ti mohosh dikujt te drejten per te punuar kjo ndodh vetem ne Albanistan. Po te bejme analize cfare ndodh ne vendet partnere kjo qe ndodh ne shqiperi eshte lemeri. Shikoni cfare ndodh ne te gjothe vendet parnere dhe veproni. Si mundet nje i ri shqiptar te behet pjese e sherbimeve informative ne shqiperi kur sherbimi nuk perben nje perspektive te garantuar. Kur punonjedi i SHISH nuk e din nese do te arrije moshen e pensionit. Tani kryeministri po kerkon me kete projekligj te fuse besniket e tij. Keshtu po ndodh. Cila eshte fatura financiare?! Kjo gje as qe e preokupon kryemjnistrin.
PërgjigjuPrivimi nga e drejta e punes eshte shkelje e te drejtave te njeriut.punonjesi i shish eshte specialist i fushes.tjeter pune nese eshte i paafte ,i korruptuar apo i lidhur me qarqe qe demtijne interesin e punes,ulin figuren e punonjesit apo cenojne interesin e detyres.por keto duhen vertetuar.nese kalon moshen e parashikuar si paaftesi fizike per specifiken e detyres,ka sektore ne shish qe kerkojne trurin,pervojen,jo rambot.ndaj asnje nuk duhet te lirohet nga sherbimi pa deshiren e tij dhe arsye te domosdoshme.ndryshe theksoj,kemi te bejme me privim nga e drejta e ushtrimit te detyres
PërgjigjuMere leng se thelat u mbaruan
Përgjigju