Niseni nga rruga nacionale transformimin e Shkodrës...letër e hapur drejtuar Kryeministrit

29 Maj 2023, 14:35| Përditesimi: 29 Maj 2023, 14:36

  • Share

I nderuar Kryeministër i vendit tim, po ju drejtohem sot Ju, me këtë letër të hapur duke marrë përsipër ndoshta edhe peshën e të gjithë bashkëqytetarëve të mi shkodranë, ato të cilët në pamundësi për t’ju shkruar apo folur publikisht e mendojnë të njëjtën gjë si unë për një çështje sa sensitive por edhe jetike për të ardhmen e këtij qyteti.

14 Maji foli, dhe Ju dha të drejtë të shpalleni fitues në një garë elektorale në Shkodër, në kalanë e fundit siç shumë kush e etiketonte Shkodrën, Ju dha mundësinë që me votë për 4 vitet e ardhshme Ju dhe i besuari Juaj, Benet Beci të drejtojë Shkodrën këtë qytet që ashtu siç edhe Ju shpesh herë e keni thënë dhe unë e di, natyra i fali gjithçka, lum, det, liqen, mal , histori, qytet, jetë!

Sinjalet e para ne i lexuam që në zgjedhjet e vitit 2021 me përfshirjen e Ministres Bilali, i lexuam në vitin 2022 me kandidimin e Prefektes Majlinda Angoni e cila humbi me një rezultat të ngushtë, e lexuam para nisjes së fushatës me afrimin e deputetit Agron Çela, e lexuam gjatë fushatës me bashkimin e gjithë faktorëve dhe besoj që edhe Ju e keni lexuar rezultatin e 14 Majit për atë që është: besimi që qytetarët shkodranë ju kanë dhënë ju z. Kryeministër.

Ju kam ndjekur më vemëndje edhe në turin falenderues që Ju me të drejtë e nisët nga Shkodra, dhe sot kam marrë përsipër t’ju shkruaj me mendje, jo me zemër!

Fillojeni transformimin e Shkodrës, nga rruga nacionale Tiranë – Shkodër, ky do të ishte gur themeli më i fortë, nderi më i madh që do ti bëni jo vetëm Shkodrës por të gjithë veriut të Shqipërisë.

Këtë fundjavë, personalisht zgjodha të vizitoj Vlorën, një qytet që ju e keni përzemër po aq sa Shkodrën dhe diferenca është e qartë për këdo që i drejtohet jugut të vendit.

Deri në Vorë për shkodranët, është një torturë me vehte udhëtimi me autoveturë, ndërkohë që nga Durrësi e në Vlorë, flasim për një tjetër standard, rrugë me katër korsi, pa trafik, pa bllokime të stërmundimshme.

Kemi dy modele, tek i Vlorës shihet qarte tranformimi nëpërmjet votëbesimit, tek i Shkodrës fitorja me këtë diferencë është votëbesim për të patur edhe ne të njëjtin transformim. Shkodra nën pretekstin e bastionit është përdorur shpesh duke i hyrë në hak sa i takon vëmendjes por edhe frymës së përçarjes në emër të antikomunizmit.

Sot po jua kërkoj në emër të bashkëqytetarëve të mi që hezitojnë ti drejtohen kryeqytetit për shkak të trafikut disa orësh, apo aq më keq të atyre shkodranëve që duan të kthehen në fundjave në qytetin e tyre.

Falë njohjes personale me kryebashkiakun e zgjedhur Benet Beci, njoh shumë prej projekteve që tashmë janë gati për Shkodrën, kam mësuar edhe detaje të tjera dhe vëmëndjen që qeveria do të këtë për Shkodrën edhe gjatë bisedave me Ministren Edona Bilali apo deputetin Agron Çela, por të gjitha këto projekte madhore lidhen në një rrugë pa rrugë siç është aktualisht rruga Shkodër – Tiranë.

Nuk marr përsipër të bej ekspertin e infrastrukturës, por si qytetar i këtij vendi, si banor i Shkodrës zgjedh sot t’ju drejtohem publikisht, nesë doni ti ktheni nderin Shkodrës për besimin e 14 Majit, nisni sa më parë rikualifikimin e rrugës Shkodër – Tiranë për ti dhënë fund torturës së trafikut kaotik, me një ndërhyrje urgjente për të zhbllokuar nyjet dhe në afatmesëm për ta bërë atë me standardet që shikojmë nga Tirana deri në pikën më fundore në jug të Shqipërisë.

Në vitin 2021, kryebashkiaku i zgjedhur sot Benet Beci më ka rrëfyer Shkodrën si qytet i urave, sot pas dy vitesh nga kjo bisedë unë besoj që, Po, Shkodra është pikë strategjike që lidhet  me alpet apo pjesën matanë kufirit por lidhja kryesore duhet të jetë ajo me kryeqytetin. Besoj që koha është Sot, sepse nesër është vonë! Faleminderit

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fiqiri.: 30/05/2023 18:06

    Jam 1000 herë dakort me kërkesën e qytetarit për rrugën Milot Shkodër për t'a bërë me 4 korsi.Ajo qeveri që bën këtë rrugë do të jetë për Shkodrën dhe gjith zonën veriperëndimore.Përveç urës mbi lumin Mat dhe urën e Drinit në.hyrje të Shkodrës pjesa tjetër është shumë e mundur të kryhet shpejt.I takon qeverisë Rama t'a bëjë

    Përgjigju
  • Gjergj: 30/05/2023 12:49

    Kèrkoje edhe nè emrin tim, atè rrugè, edhe pse nuk jam shkodran. Ajo rrugè e nisur dikur pèr tu bèrè dhe e lènè nè mèshirè tè fatit pas abuzimeve pa fund,,èshtè TURP KOMBÈTAR dhe asgjè tjetèr. Ata qè duan tè "falenderojnè" votuesin shkodran, le tè mos lodhen rrugève pèr tè shkuar deri atje por le tia nisin punès pèr kètè nyje nevralgjike qè lidh Shqipèrinè.

    Përgjigju
  • Klodi: 29/05/2023 18:44

    Patjeter,vitin tjeter jua sjell Rama autostraden me gjasht korsi ne Shkoder

    Përgjigju
  • Stela: 29/05/2023 16:00

    Duke qene e gjitha rruge fushore pa nevojen e asnje tuneli,nuk kerkon shpenzime te pa perballueshme dublimi i rruges aktuale por ne 10 vite esht menduar vetem per jugun.Kur vet shkodranet nuk mund te shkojn ne Tirane sepse rruga esht skandal,asnje turist nuk niset nga Tirana per te shkuar ne alpe me rrugen e shkaterruar nga Tirana ne Shkoder.Ke ber mir me ket leter por ta kesh te sigurt qe kot je lodh

    Përgjigju
    • Lenci: 29/05/2023 20:16

      FAJN SE KA SHALGJATI PO KOMUNISTAT ME NGJYR TJETER POSHT LEPIRSAT ETE DY KRAVE

  • Mario: 29/05/2023 15:32

    fiks ato nyje e kane ngaterruar trafikun po le te filloje pune Beneti nga hyrja e Shkodres sic e ka ne projektet e veta dhe lagja qe permbytet vit per vit duke rikualifikuar banesat dhe ndertuar edhe pallate me vote si ato qe shihen ne Tirane qe qytetaret te mos kene nevoje te kene lakmi te ikin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?