Nisi në Shkodër edicioni i 8 i “Za Fest”, hyrja falas në Kalanë e Rozafës

19 Korrik, 17:02| Përditesimi: 19 Korrik, 17:58

  • Share

Në oborrin e banesës “Oso Kuka”, Monument Kulture nisi mbrëmjen e së enjtes edicioni i 8-të i “Za Fest”.

Nata e parë solli për publikun muzikë tradicionale shkodrane ndërthurur me atë të Gjakovës.

Përveç muzikës, publiku ndoqi edhe filmin e regjisorit Gentian Koçi “Një filxhan kafe dhe këpucët veshur”, fitues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare. I ftuar i veçantë në këtë mbrëmje ishte edhe Dom Gjergj Meta.

Për organizatorin e “Za Fest”, kantautorin Vlashent Sata, ky event i kthyer në traditë tashmë në Shkodër, synon jo vetëm të tregojë vlerat e Shkodrës, por të kthejë këtë qytet në kryeqendër të festimeve.

“Za Fest nuk është qëllim me pas risitë, por është një lloj kthimi të pasqyrës nga vetja dhe me mbajt vetëbesim, risi, vet njohje për të krijuar një shoqëri më të ndërgjegjshme, më të ditur për veten e vet. Këtë vit do të jetë veçanti muzika rep me natën e Kosovës. Ideja është me ruajtur çfarë është trashëgimi. Do jetë dhe filmi i Gendian Koccit Festivali synon që të bëje një shoqëri më të ndërgjegjshme, më e lirë, më e bukur”, tha organizator “Za Fest”, Vlashent Sata.

“Za Fest” do të vijojë në datat 19 dhe 20 korrik në Kalanë e Rozafës, për ku ofrohet transporti dhe hyrja falas.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?