Pamje nga seanca stervitore

Nisin çerekfinalet e Champions, Luhet derbi anglez Tottenham-City, Liverpool pret Porton

9 Prill 2019, 10:21| Përditesimi: 9 Prill 2019, 10:23

  • Share

Nis sonte në mbrëmje faza çerekfinale e Champions League. Derbi anglez Tottenham-Manchester City dhe Liverpool-Porto janë dy përballjet e para që do startojnë në orën 21:00. Spektakël pritet në stadiumin e ri të Tottenham ku vendasit presin Cityn e Guardiolës. Me artilerinë e rëndë do jenë londinezët mbi të gjitha në sulm me Dele Alli, Eriksen, Son dhe kapitenin Kane.

Trajneri Maurizio Pochetino paralajmëron Cityn se nuk do jetë si në ndeshjet e Premier League dhe shton: "Do jemi agresiv dhe imponojmë ritmin tonë tek kundërshtarët,për pjesën tjetër do mendojë atmosfera në stadiumin e ri”.

Manchester City ka fituar 20 nga 22 ndeshjet e luajtura gjatë këtij viti dhe Guardiola shpreson që të rekuperojë për këtë duel mbrojtësit Walker e Mendy ndërsa është stërvitur me skuadrën edhe Kun Aguero. Teknikun spanjoll atmosfera e stadiumit të ri nuk e tremb ndërsa sqaron se City do jetë më shumë agresiv se Tottenham.

Liverpool nuk i zë besë Portos. Të kuqtë e Klopp janë gati dhe me formacion të plotë me përjashtim të Robertson të pezulluar. Trajneri gjerman është treguar i ndershëm dhe thotë se Liverpooli i tij është zjarr por kërkon edhe përqëndrim duke theksuar se Porto është një rival i fortë.

“Askush nuk donte të përballej me Liverpoolin , na duhet të luajmë me inteligjencë” kështu ka deklaruar trajneri i luzitanëve Sergio Concençaio. Mesfushori Herrera dhe mbrojtësi Pepe janë mungesa të rëndësishme. Porto ka humbur vetëm dy ndeshje jashtë fushe këtë sezon ndërsa Liverpool nuk humbet në shtëpi që prej muajit shtator.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?