Foto ilustruese

Nisin hetimet për zyrtarin e lartë të policisë! Zbulohen mesazhet për të favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal

11 Nëntor, 18:04| Përditesimi: 11 Nëntor, 18:16

  • Share

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për shkelje të rëndë për zyrtarin e lartë të policisë Sabri Jacaj. Ky i fundit aktualisht është shef në Drejtorinë e Standardeve brenda Policisë së Përgjithshme.

Hetimi ka nisur pas të dhënave të siguruara nga kqyrja e një celulari të një efektivi, celular i sekuestruar më parë. Në komunikimet e gjetura janë zbuluar biseda mes tyre për të favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal. Krahas hetimit penal vijon dhe ai administrativ.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?