Marash Kumbulla

Nisin kontaktet, Marash Kumbulla larg Romës! Bashkohet me mbrojtësin e Kombëtares

13 Gusht, 14:32| Përditesimi: 13 Gusht, 14:37

  • Share

Marash Kumbulla është i destinuar për t'u larguar nga Roma. Mbrojtësi i Kombëtares ka ofertë nga Empoli, me Gianluca Di Marzion që bën me dije se toskanët kanë nisur tanimë nga kontaktet me drejtuesit e Romës.

Kumbulla do mbetej në Serie A dhe do kishte më shumë hapësira, teksa detajet e kalimit ende nuk dihen, nëse oferta është për një huazim apo blerje. Te Empoli, Kumbulla do formonte dyshen e qëndrës së prapavijës me Ardian Ismajlin, mbrojtësin tjetër të Kombëtares.

Kumbulla u rikthye te Roma pas gjashtë muajve të fundit si huazim te Sassuolo dhe është jashtë projektit teknik të De Rossit. Marrja e informacionit dhe interesi ka filluar, ndërsa merkato në Serie A mbyllet në fund të këtij muaji.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?